Çështja e Teatrit Kombëtar, nuk mbaroi siç pretendon mesa duket Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, me shembjen e tij.
Duke qenë një motiv shpirtëror, një kujtesë, një trashëgimi, një identitet, goditja brutale e godinës, nuk i lë dot njerëzit indiferent.
Pas kësaj ngjarje, nga burime pranë Bashkisë së Tiranës, mësohet se ka dhënë dorëheqjen, drejtoresha e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”, Ana Shkreli.
Ana Shkreli edhe pse ishte drejtuese e një institucioni që varet nga Bashkia, mori pjesë në protestat e qytetarëve që pasuan rrëzimin e Teatrit.
Por monitorimi i Erion Veliajt duket se ka qënë i rreptë. Ana, një vajzë e shkolluar, e ditur dhe e pasionuar, nuk po fshihej në fakt në rezistencën për Teatrin.
Ajo po i qendronte bindjeve të saj. Mirëpo, Kryetari i Bashkisë ka siguruar foto të pjesmarrjes së Anës në protestë, dhe besohet se pas kësaj i ka ushtruar presion, aspak të pranueshëm, madje shumë të vrazhdë.
Gazeta Mapo nuk mundi t’i marrë një koment, por Ana ka postuar sot një status në Facebook, ku flet për fillime të reja.
Burime të besueshme, bëjnë me dije se ajo ka dhënë dorëheqjen.
Ana Shkreli ishte iniciatore dhe punoi shumë për ngritjen e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”. Gjë që u kthye në destinacion dhe aset për kryeqytetin.
Por në fund, duket qartë, se ajo ka çmuar më shumë lirinë dhe bindjet e saj, në vend të rehatisë dhe konformizmit të administratës. Dhe ka bërë një zgjedhje. Ka zgjedhur të mbrojë Teatrin, këtë pasuri të madhe shpirtërore të Tiranës, si shumë qytetarë të tjerë./Mapo
© SYRI.net
Mendoj se kur kjo vajze ka bere zgjedhjen e saj per shokun e jetes, nuk u nis nga ajo cfare do te behej ai djale, pasi jam i bindur qe pakkush do te zgjidhte dike qe eshte ne opozite ne Shqiperi, qe nuk ka as celesat e kashtes. Te ishte se kishte frike, nuk do te dilte hapur ne shesh per te shprehur mbeshtetjen per ceshtjen e Teatrit. Respekte per sjelljen dhe qendrimin.
Ku qendron rendesia e ketij lajmi? A thua se nuk ka ceshtje te tjera me te rendesishme me te cilat duhet te merreni? Kaq shume ju terheq sekti rilindas?
Dha doreheqje apo e hoqen nga vendi i punes?
Pse e beri tani ? Apo mendon per karriken.e burrit neser.Everything fake ! Pse nuk shkruani : gruaja e kryetarit te FRPD ( Kellicit )eshte me e ndershme
Bravo Ana! Je shembull i mbrojtjes se trashegimise se kombit tone dhe integritetit te mendimit te pavarur.
Pse e beri tani ? Apo mendon per karriken.e burrit neser.Everything fake !
Le te merret dikush tjeter tani me muzeun e kadavrës ismail