Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

FOTO/ Pasi uli pantallonat në emision para Ramës, gazetari takon zyrtarë amerikanë

FOTO/ Pasi uli pantallonat në emision para Ramës, gazetari takon zyrtarë amerikanë

19:33, 22/05/2020
A+ Aa A-

Gazetari Alfred Lela, që uli pantallonat mbrëmë në “Real Story”, për t’i treguar kryeministrit Rama shenjat e dhunës së ushtruar nga Policia është parë sot në orët e mëngjesit në hotel “Rogner” me dy të huaj që flisnin anglisht.

Panorama.al ka siguruar foto të takimit. I kontaktuar nga gazeta Lela thotë se të huajt janë zyrtarë të Ambasadës Amerikane të cilët i ka informuar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij. Ai nuk ka preferuar të japë detaje, por thotë se u ka dorëzuar amerikanëve një dosje me të dhëna dhe i ka informuar mbi hapat që do të hedhë sa i takon çështjes në fjalë.

‘Nuk pres reagim prej Ambasadës dhe nuk është ky qëllimi i takimit’, ka shtuar ai, ‘por kam ndjekur një procedurë si nënshtetas amerikan në rrezik’.

“Një incident të tillë i cili më vë përballë dhunës së pushtetit dhe kërcënimeve apo shantazheve të mbështetësve të qeverisë jam i detyruar ta depozitoj pranë autoriteteve të vendit tim të dytë”.

     

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco