'Knut Fleckenstein pritet të zëvendësojë Mira Kazhanin te UKT'

'Knut Fleckenstein pritet të zëvendësojë Mira Kazhanin te UKT'

18:20, 22/05/2020
A+ Aa A-

Ish-eurodeputeti dhe ish-raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein do të jetë këshilltari për integrimin i Kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi. Knut Fleckenstein njihet si ndër mbështetësi më i madh i kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij në Parlamentin Evropian.

Gjatë vitetve të tij si raportues për Shqipërinë, Fleckenstein ka pasur gjithmonë marrëdhënie të ngrohta me qeverinë e Edi Ramës.

Në vitet 2017 dhe 2018, Fleckenstein propozoi miratimin e raportit të progresit për Shqipërinë, i cili ishte tejet pozitiv dhe nuk përmendte shumë nga problemet e vazhdueshme të vendit. Në të dyja rastet, propozimi i Fleckenstein-it u ndryshua shumë nga kolegët e tij në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Pas zgjedhjeve, në të cilat Partia Socialiste fitoi më shumicë absolute —sikurse u zbulua më vonë, pjesërisht përmes blerjes së votës në bashkëpunim me grupe kriminale — Fleckenstein deklaroi se: “shumica absolute nuk është rrezik për demokracinë.”

Ai humbi zgjedhjet si eurodeputet në vitin 2019, ku konkurroi në Hamburg si pjesë e Partisë Social-Demokrate gjermane.

Zgjedhja e Fleckenstein si këshilltar i Ruçit u prit me ironi nga media sociale. 

"Arritje e qeverisë së Rilindjes në Punësim. Në administratën shqiptare po punësohen tani edhe emigrantë nga Europa. Gjermani Knut Fleckenstein fitoi konkursin për këshilltar në Kuvendin e Shqipërisë.

Njëherësh Herr Knut do të jete dhe anëtar bordi te Ujësjellësi, vend i lirë pas dorëheqjes së gazetares Kazhani. Ai është i ri e mban ngarkesë pune, nuk është si policët që kanë mbushur moshën 55 vjeç e duhen larguar. Pritet edhe një bashkim familjar me gruan apo një martesë për t'u sistemuar përfundimisht në një nga vilat e fshatit kapitalist Rolling Hills. Shkesi Gramoz po qep kostumin e mblesërisë," shkruan gazetari Ylli Dylgjeri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Profesori 22/05/2020 21:04

Prape ti o Kmut , nuk u ngope se vjedhuri taksat tona por do te na vjedhesh perseri e perseri e perseri...Na je ngjitur si muti pas kepuces se plakut ! Por mesa duket si kriminel i majte qe je , nuk te rrihej pa ardhur ne vendin e krimit . Apo mos valle nuk ke marre plotesisht pagesen e premtuar per kontributin ne rivendosjen e komunizmit barbar ne Shqiperi . Te kane mashtruar edhe ty soji i sezeve ? Sa poshte paske rene o ti i Evropit qe i bete gjemen ketij populli . Uroj qe ky popull te "te shperbleje " sic ai di te shperbleje ata qe i futin thiken pas shpine ! Uroj te te kthejne ne nje PESHTYMORE ty o spiun i felliqur sllavo - ortodokso - mafioz , o ARMIK i kombit shqiptar .

Hugo22/05/2020 20:11

Ueeee, ditka dhe me buzeqesh shoku Gramoz:) Shoku Gramoz, ministri i fundit i rendit i komunizmit, sot pas 30 vjetesh eshte prape shoku Gramoz qe do "integroje" ne BE.

Shto koment

Denonco