Ambasada e SHBA konfirmon lajmin e Syri.net: Platformën e morëm më 8 prill

Ambasada e SHBA konfirmon lajmin e Syri.net: Platformën e morëm më 8 prill

17:58, 22/05/2020
A+ Aa A-

Ambasada Amerikane ka konfirmuar për Fax News se ka marrë platformën me 14 pika të presidentit Ilir Meta, që ai iu ka prezantuar forcave politike.

“E kemi marrë platformën me datën 8 prill” - ka konfirmuar ambasada amerikane ekskluzivisht për Fax News, ndërkohë që presidenti Meta deklaroi gjatë ditës së sotme se ka dorëzuar në formë ‘non paper’ platformën me 14 pika.

Këtë fakt e raportoi më herët Syri.net.

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT. Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt”, deklaroi Meta sot.

Meta tha se sot takimet me ambasadoren amerikane Kim kanë qenë aq të shumta, sa nuk janë kryer me asnjë paraardhës të saj gjatë të gjithë mandatit katër apo pesëvjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shpellar,lab,lal,laluc,malok22/05/2020 23:20

Po pse a duhet t'kena ma dyshim se na udhe(N-NA)heq nji MATRAPAZ-KARAXHOZ,INJORANT,RRACIST,ARROGANT... I PAFYTYRE Nastradin Edvi Rama. Super MASHTRUESI i kombit.

Shtetrrumpalle 22/05/2020 18:45

E pra e shikoni qe krisma nuk ka patur. Meqenese nuk kuptohet se kush genjen me shume, në zgjedhjet e ardhshme Parma etste te renditen në flets votimi edhe Ambasada e SHBA dhe Misioni i BE.

Landi22/05/2020 18:27

Non-paper d.m.th digital, merret brenda sekondash... Oj Kim-ete, pse 45 dite vonese????

Shto koment

Denonco