Vendoset hapja e kufirit Shqipëri-Kosovë, pas izolimit nga pandemia

Vendoset hapja e kufirit Shqipëri-Kosovë, pas izolimit nga pandemia

16:58, 22/05/2020
A+ Aa A-

Shqipëria ,pas një izolimi të gjatë nga pandemia, pritet që ta hapë kufirin me Kosovën në fund të muajit, më 28 maj.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë fjalimit të tij të djeshëm në Kuvend paralajmëroi se Shqipëria brenda muajit maj do të jetë e hapur tërësisht nga masat e marra për pandeminë.

“Brenda majit, Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik”, tha Rama.

Po Kosova kur do e hapë kufirin e saj me Shqipërinë?

Faik Hoti, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, ka thënë për Klan Kosovën se sipas planit aktual hapja e kufijve dhe aeroporteve rivlerësohet në fazën e tretë të hapjes – që fillon më 1 qershor.

Hoti nuk e përjashton mundësinë që hapja e kufijve, në veçanti me Shqipërinë, të ndodhë edhe më herët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco