Pas ambasadores Kim, edhe Soreca përshëndet lidershipin e Bashës

Pas ambasadores Kim, edhe Soreca përshëndet lidershipin e Bashës

15:43, 22/05/2020
A+ Aa A-

Menjëherë pas deklaratës së ambasadores amerikane, Kim, e cila vlerësoi lidershipin e Lulzim Bashës, edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka përshëndetur kthimin e opozitës në bisedimet për reformën zgjedhore.

Soreca nëpërmjet një shënimi të shkurtër në Twitter shkroi:

‘Mirëpresim vendimin e Lulzim Bashës për të rinisur punën me partitë e tjera për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik.

Kjo i shërben interesit më të lartë të Shqipërisë dhe kontribuon për përfundimin e kësaj reforme të rëndësishme pa vonesa të mëtejshme, për plotësimin e kushteve të vendosura në mars nga Këshilli i BE’.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Antirilindas22/05/2020 16:43

Po si mund akoma tu referoheni ambasadorëve kur nuk e çelën gojën për Teatrin. Reformat janë pluhur syve për të tejkaluar çeshtjen e Teatrit. Dhe tani opozit e la Teatrin e fillon gër mëret me reformat që asnjëherë nuk do ti çojmë deri në fund.

Shto koment

Denonco