‘Pse vetëm Rama do zbathë brekët?’- Iriqi bisedon me Alfred Lelën

‘Pse vetëm Rama do zbathë brekët?’- Iriqi bisedon me Alfred Lelën

15:39, 22/05/2020
A+ Aa A-

Iriqi: - Pse i hoqe pantallonat para Ramës?

Lela: - Gjithë populli atij duhet t’i tregojë rripin.

Iriqi: - Të pantallonave?

Lela: - Jo, rripin brenda pantallonave. E kisha menduar më parë që do zhvishesha, por bëra gabim që mbatha brekët. Duhej të dilja nudo. Por nuk doja që të vija në ngasje Kolin, drejtuesin e emisionit. Se ia nis kyçit ai pastaj.

Iriqi: - Kur të gjithë e panë dhunën ndaj teje, pse Rama e mohoi?

Lela: - Do të trimërojë policët. Pa ata ai as një cm nuk lëviz. Edhe te jastëku ka polic. Ka frikë nga ëndërrat.

Iriqi: - Po pse janë kaq të egërsuar?

Lela: - Se krimet i kenë mullar. Duhet të kenë tre jetë që të plotësojnë dënimet.

Iriqi: - Ç’mendim ke për prishjen e Teatrit?

Lela: - Është prologu u shkatërrimit të gjithë qendrës. Pas tre muajsh do rrafshojë muzeun. Po pati rezistencë, do na izolojë në shtëpi.

Iriqi: - Si?

Lela: - Më ka bërë sms Covidi, do thotë.

Iriqi: - Plasari tha se kishte plot vlera ai kompleks.

Lela: - Unë u ula pantallonet, Aureli u zbathi brekët. Plasari ua plasariti ‘strategjinë’ shkatërruesve të Teatrit.

Iriqi: - Dhe Rakipllari e quajti Sulltan, por Rama i tha se ti do ishe eunuku im në harem.

Lela: - Rakipllari është i ndrydhur. Kur Rama përmendi fjalën harem, harroi të shtonte harem in vitro. Që të jetë i saktë. Se haremit live i vjen anash ai.

Iriqi: - Si e vlerëson qeverisjen e tij shtatëvjeçare?

Lela: - I bëra një ftesë sot.

Iriqi: - Përse?

Lela: - Na është thyer pasqyra e ashensorit te pallati ku banoj. Ne e vendosim dhe vetë një pasqyrë të re, por ftuam Ramën ta bëjë si qeveri që t’i njihet si rast që bëri një gjë të dobishme. Ja, çfarë qeverie kemi. Veç borie për zhurmë. Motori ka vite që nuk i ndizet...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco