Basha: Loja e Ramës për të penguar reformën, doli zbuluar

Basha: Loja e Ramës për të penguar reformën, doli zbuluar

15:03, 22/05/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka dalë sot para gazetarëve dhe deklaroi se PD dhe opozita e bashkuar është që t’iu japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bashkuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe.

Ai tha se loja e Edi Ramës për të bllokuar reformën zgjedhore dhe për të marrë peng integrimin doli zbuluar.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha:

Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar Teatrin Kombëtar do të shkatërronte dhe reformën zgjedhore dhe shanset për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje  të lira e të ndershme dhe të merrte peng  procesin e integrimit europian të vendit, tani, doli zbuluar.

Të gjithë, shqiptarë e të huaj, e kanë parë këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë reformën zgjedhore, të pengojë integrimin europian të vendit dhe të lejojë Edi Ramën të përdorë të njjtëat mekanizma që ka përdorur edhe më parë për të manipuluar e të mbajë Shqipërinë peng të krizave ciklike.

Ne jemi të vendosur të mos e lejojmë këtë. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur  t’u japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bashkuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe.

Ky është fillimi i vendosjes së drejtëisë popullore për shkatërrimin e teatrit, por edhe për shkatërrimin e ekonomisë, shkatërrimin e mijëra vendeve të punës, për shkatërrimin e Kushtetutës, të ligjit e të drejtësisë nga një kryeministër, i cili ka 7 vjet që vjedh, mashtron dhe sillet si një kriminel ordiner duke shkelur çdo ligj të vendit, duke shkelur Kushtetutën e vendit.

Prandaj, bashkë me opozitën e bashkuar kemi vendosur t’ia mohojmë Edi Ramës këtë plan dinak dhe diabolik dhe t’u ofrojmë shqiptarëve rrugëdaljen nga kriza, duke u angazhuar plotësisht në përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore, që do t’i hapë rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme, do t’i hapë rrugë procesit të negociatave dhe futjes së Shqipërisë në BE, që, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, janë përfshirë në afera korruptive, që janë në bashkëpunim të hapur me krimin, i tremben, sepse ky është një proces monitorimi, që ka filluar të nxjerrë zbuluar autorin e varfërimit, shpunësimit, krizës ekonomike dhe shkatërrimit të institucioneve demokratike, që është një dhe vetëm një, Edi Rama, i cili duhet të largohet një orë e më parë me votën e lirë dhe të bashkuar të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco