Meta i përgjigjet Ramës: Që ti gënjen, e dinë edhe ndërkombëtarët

Meta i përgjigjet Ramës: Që ti gënjen, e dinë edhe ndërkombëtarët

14:09, 22/05/2020
A+ Aa A-

Nuk ka vonuar shumë që Presidenti Ilir Meta të replikojë në distancë me kreun e qeverisë Edi Ramën, pak pasi shpalli publikisht platformën e tij me 14 pika për zgjidhjen e krizës së krijuar në Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore, me synimin për të garantuar hapjen e negociatave të vendit me BE-në.

Replika erdhi pasi Kryeministri shkroi në Twitter se “Presidenti nuk i kishte dorëzuar asnjë platformë...”

Mirëpo Meta i ka kthyer përgjigje flakë për flakë në Fb:  “Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është fakt. Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt" ka nënvizuar Presidenti duke theksuar jo më kot, fjalët "fakt" dhe "gënjen", si në foto. 

Image

Reagimi i Ramës, pas platformës së Metës:

Presidenti t'i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t'i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s'kanë kohë të luajnë "e ka kush e ka" dezhurnin

Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t'i vëmë pikat mbi "i" të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se Teatri ra, iku e na la

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s'ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen urgjent në një tryezë me karta të hapura.

Presidenti Meta: Kam 4 vjet që i them ‘Stop’ lojërave me Reformën, ambasadorja ka të drejtë se s’po shohim produkt!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aldo 22/05/2020 15:15

Qe ai (Edi)genjen, nuk ka nevoje per mend nderkombetare.E keqja eshte se alternativa e vetme opozitare (Berisha, Basha,Meta e Kruemadhi), eshte kampione genjeshtrash dhe vjedhjeje ,tashme te vertetuara katerciperisht.

Shto koment

Denonco