Çfarë po ndodh me reformën zgjedhore? Basha bën lëvizjen me ekspertët

Çfarë po ndodh me reformën zgjedhore? Basha bën lëvizjen me ekspertët

13:58, 22/05/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në orën 11.30 mesditë ekspertët demokratë të Reformës Zgjedhore.

Në takim ishin Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Takimi sapo ka përfunduar dhe mësohet se demokratët kanë bërë një bilanc për punën e deritanishme të komisionit dhe mënyrën sesi do të vijojë puna e tij. Më herët PD ka deklaruar se PS dhe kryeministrit Edi Rama nuk ka vullnet për të çuar përpara reformën zgjedhore, për shkak se nuk ka dhënë përgjigje për asnjë nga propozimet e bëra nga përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik.

Përfundimi i reformës zgjedhore brenda një kohe sa më të shpejtë është shpallur si një nga prioritetet më të rëndësishme politike të PD dhe një mënyrë më e sigurtë për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco