Sot denigron mbrojtësit e Teatrit, por shihni si i lëshonte deputetët Rama për të mbrojtur një pallat pa leje

Sot denigron mbrojtësit e Teatrit, por shihni si i lëshonte deputetët Rama për të mbrojtur një pallat pa leje

11:20, 22/05/2020
A+ Aa A-

U bënë 5 ditë që po vazhdon një fushatë e paprecedentë e udhëhequr nga vete kryeminstri Edi Rama, për të justifikuar prishjen barbare dhe antiligjore të Teatrit Kombëtar.

Objektivi kryesor i goditjes dhe denigrimit janë pikërisht ata që e mbrojtën për më shumë se 2 vite e gjysmë; artistë, intelektualë të të gjitha fushave, shoqëri civile dhe qindra qytetarë. Është e turpshme se ndërkohë që mijëra socialistë të thjeshtë apo pjesa më intelektuale e PS-së është deklaruar kundër këtij akti në rrjet, askush nga lidershipi apo deputetët e kësaj force politikë nuk ka guxuar që të thotë gjysmë fjale. Nuk po flasim për “grupin e gatshëm” të Ramës; Balla, Spiroplai e kompani, por për emra që dikur kanë qenë hapur kundër këtij plani të Ramës që në vitin 1999 kur ishte minstër Kulture si Pandeli Majko, Musa Ulqini, Gramoz Ruçi etj.

Gjithsesi përveç dhunës policore natën dhe mëngjesin e 17 majit, kryeministri ka intensifikuar propagandën duke synuar që të tregojë se mbrojtja e teatrit dhe rezistenca ndaj policisë është e jashtëligjshme.

Por le të kthehemi prapa në kohë kur Edi Rama në krye të Partisë Socialiste ka qenë në opozitë dhe të shohim se si Edi Rama mobilizonte deputetët e tij që të përlesheshin me policinë për të mbrojtur një shtesë pallati pa lejë mu mbi bulevard të (kunatit) deputetit dhe mikut të tij të ngushtë në atë kohë Dashamir Peza.

Më 7 dhjetor 2009, Policia Ndërtimore ndërmori nismën për të rrëzuar ndërtesën e kunatit të deputetit të PS-së, Dashamir Peza, pas pas një urdhri të kryeinspektorit të Policisë Ndërtimore Hekuran Hoxhaj, se ndërtesa ishte e paligjshme. Sipas tyre pallati është i ndërtuar në një hapësirë publike, duke zënë pjesën tërësore të saj.

Në 8 dhjetor 2009, në orën 08.45 minuta deputetë të PS-së tentuan të hyjnë në ambientet afër pallatit, të rrethuara me kordon nga policia, por nuk u lejuan. Momentet e tensionit vazhduan edhe me konfrontime fizike mes deputetëve PS dhe punonjës të inspektoriatit të policisë ndërtimore, që nuk lejuan deputetët të hynin brenda.

Më pas deputetët hynë me forcë në ambientet e rrethuara nga policia, ku ishte e pranishme edhe policia bashkiake, kur ishte kryetar Edi Rama. Ilir Mata, pronari i pallatit 12-katësh, fasada e 3 kateve, të cilat u shemben nga Inspektoriati i Ndërtimit, dorëzoi në gjykatë një kërkesë për pezullimin e veprimeve të inspektoratit, sepse ishte pronari legjitim i tokës së blerë nga tiranas të vjetër që në 1999 dhe se kishte leje ndërtimi, lejen e sheshit të ndërtimit dhe vendimin e KRRTRSH së Shqipërisë.

Deputeti socialist Dashamir Peza deklaronte se pas shembjes së pallatit ishte skema e presionit politik që kryeministri Berisha bënte ndaj tij, ndërsa kunati i tij ishte viktimë e agresionit politik. Konflikti midis Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë për pallatin 12-katësh, në fakt nisi që në zgjedhjet vendore 2007.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfonsi22/05/2020 15:42

Sepse ai nuk eshte si Luli. Kur thoshte do e mbronte, merrte deputetet, te fortet dhe shkonte e mbronte. Jo si Luli qe thote qe do e mbroje dhe nuk merr askend me vete. Kjo tregon se Luli eshte i humbur ne te gjitha anet.

Pp22/05/2020 12:56

Ju s dini as me shphegu

Lleshi22/05/2020 12:28

E si mos e mbronte pallatin e dashnores le te ishte pa leje. Po dashnorja me leje ishte?.

Shto koment

Denonco