Ja çfarë tha Ylli Rakipi kur Rama i kërkoi të zhvendoste studion

Ja çfarë tha Ylli Rakipi kur Rama i kërkoi të zhvendoste studion

10:42, 22/05/2020
A+ Aa A-

'Edi Rama qenka shndërruar në regjisorin e emisionit ‘Real Story’'. Kjo fjali dominoi dje në median sociale.

Kryeministri Edi Rama u shfaq në një studio të improvizuar sipas nevojave propagandistike të momentit.

Pikërisht ishte zgjedhur salla e Teatrit të Operas dhe Baletit për të transmetuar emisionin.

Por ndërsa nuk mund të pyesësh se përse prezantuesi Sokol Balla e pranoi formatin e imponuar nga Edi Rama, një rast i tillë ka ndodhur edhe në vitin 2017, sipas Lapsi.al

“Në vitin 2017, Rama kërkoi edhe atëherë nga Neës 24 kur emisionin e drejtonte Ylli Rakipi, që gazetari ta shpërngulte studion e vet në kalanë e Gjirokastrës. Përgjigjia e drejtuesit të “Të Paekspozuarit” ishte jo e prerë: “Ne kemi një studio, je i mirëpritur”. Natyrisht emisioni nuk u bë dhe Rama u ftua në studio më miqësore,” shkruan Lapsi.al.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco