Rama kundër BE, le të thonë çfarë të duan ata! Do bëhet ajo që them unë

Rama kundër BE, le të thonë çfarë të duan ata! Do bëhet ajo që them unë

09:41, 22/05/2020
A+ Aa A-

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin Real Story, përballë një paneli gazetarësh ku foli për shembjen e Teatrit Kombëtar, vendim të cilin tha se do ta merrte në çdo rast, dhe nuk kishte asnjë pendesë.

Kur analisti Agron Gjekmarkaj nisi t’i lexonte deklaratën e Komisionit Europian në lidhje me shembjen e Teatrit, Rama tha se mund të thoshin ç’të donin edhe ata.

“Le të thonë ç’të duan dhe ata, unë nuk nisem kur bëj dicka duke menduar cfarë do thonë… Ajo që them do bëhet, do bëhet! Ju tani ngushëlloni veten, bëni ndonjë lutje se ju bën mirë”, tha kreu i qeverisë, duke treguar se vendimi për Teatrin ishte i pakthyeshëm, dhe i menduar prej shumë kohësh./faktor,al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco