Debati në Syri TV/ Çani: Jemi në një regjim; Meta: Ja 3 propozimet e mia

Debati në Syri TV/ Çani: Jemi në një regjim; Meta: Ja 3 propozimet e mia

22:01, 21/05/2020
A+ Aa A-

Gazetari Arian Çani dhe presidenti Ilir Meta janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në "Çim Peka Live".

Teksa kreu i shtetit fliste për shpërndarje parlamenti dhe kapjen e drejtësisë nga mazhoranca, Çani i kërkoi presidentit që të jepte zgjidhje, jo konstatime.

Pjesë nga debati në studio:

Çani: Këto që thoni ju janë konstatime, jo zgjidhje.

Çani: Pse je kaq i nxituar?

Meta: Nuk jam i nxituar, por dua tju sqaroj

Çani: Në qoftë se Meta nuk pranon ta hapë këtë bisedë katërshe, kot që rrimë. Ta bëjmë dialog.

Çani: Askush nuk e ve në diskutim që ky vend dhe ky sistem nuk është demokratik. Policia është forcuar dhe është investuar llahtarisht shumë. Në çdo qytet postoblloqe me policë për të krijuar një presion psikologjik, Ne duam apo nuk duam, jetojmë në një regjim. Kujt i shërbejnë të gjitha këto detaje juridike? Kush është ky Dvorani? Njerëzit janë komplet jashtë loje... Ke ndonjë zgjidhje të na japësh sot? Nuk i plas njeriu...

Meta: Nuk të plas ty, por i plas njerëzve.

Çani: Ata njerëz do të ishin në shesh. Fakti që janë në shtëpi duke ngrënë mish, është problemi juaj

Meta: Falenderoj popullin që iu përgjigj thirrjes sime. Unë nuk i bëj dot detyrat e të gjithëve. Të futet opozita në parlament e të vazhdojmë normalisht se kështu edhe 0 vjet nuk rregullohet. Unë jam gati të shkoj të votohem në popull meqënëse ka patur konstatime se nuk jam sjellë si president. Është zgjidhje që e kam dhënë para një viti dhe jam gati. Është zgjidhja tjetër që duhet të veprojë populli. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco