Kryemadhi: Më vjen mirë që ambasadorja amerikane po fillon të kuptojë kush po e saboton Reformën në Drejtësi

Kryemadhi: Më vjen mirë që ambasadorja amerikane po fillon të kuptojë kush po e saboton Reformën në Drejtësi

21:49, 21/05/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është pyetur mbrëmjen e sotme për deklaratën e Yuri Kim në lidhjen me reformën në drejtësi dhe një marrëveshje të mundshme të fshehtë mes palëve për sabotimin e saj.

Kryemadhi tha në Open se i vjen mirë që ambasadorja ka filluar edhe pse në një kohë të shkurtër të kuptojë realitetin në Shqipëri, ndërsa shtoi se ka kohë që e ka thënë se ka një marrëveshje për të shkatërruar Reformën në Drejtësi.

“Në fakt mua më vjen mirë që ambasadorja amerikane që edhe pse në një kohë të shkurtër filloi të kuptojë realitetin këtu. Unë ka kohë që e kam thënë që ka një marrëveshje për të shkatërruar Reformën në Drejtësi. Bëhet 4 vjet nga Reforma në Drejtësi dhe ne akoma nuk kemi institucione të ngritura. Kemi parë që qytetarët e thjeshtë që protestojnë për liri arrestohen, dhe lirohen banditët.

Nxitimi i Ramës për të shkruajtur menjëherë pas deklaratës së ambasadores tregon që maxhoranca është munduar ta kapë. Marrëveshja është midis Edi Ramës dhe atyre që e kontrollojnë Reformën në Drejtësi. Bandat dhe kriminelët. Mjafton të merren tabulatet e telefonit dhe ëhatsapp të kryeministrit. Prokurorë, gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Ekziston një marrëveshje mes Edi Ramës dhe kriminelëve”, tha Kryemadhi.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco