Arrestimi i babait të zv/ministres/ Boçi: Rilindja, kjo kasolle trafikantësh

Arrestimi i babait të zv/ministres/ Boçi: Rilindja, kjo kasolle trafikantësh

21:43, 21/05/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, e ka cilësuar qeverinë Rama si një kasolle trafikantësh, duke iu referuar arrestimit të babait të zv/ministres së Arsimit, nga autoritetet amerikane për trafik vizash.

Gjatë këtyre shtatë viteve qeveria e Edi Ramës është zbuluar si shtëpia e krimit dhe e korrupsionit.

Sipas shprehjes “O kasolle, ku na mblodhe”.

Në këtë kasolle shqiptarët kanë gjetur e vazhdojnë të gjejnë të gjitha llojet e varietetet e figurave të krimit.

Deputetë e Kryebashkiakë kriminelë, Ministra trafikantë, Drejtues klanesh mafioze, politikanë oligarkë, grabitës votash, tenderash, pasurish publike e çfarëdolloj tjetër.

Krimi ka zënë aq shumë rrënjë brenda kësaj kasolle, sa ka infektuar këdo brenda e rreth tyre.

Rasti i familjarit të zv/ministres së Arsimit që mësonte rininë si të sillej, e dëshmon dhe njëherë tjetër një gjë të tillë.

Nuk është as i pari e as i fundit, sipas  postulatit të paturpësisë Rilindase, por dhe sipas përmasës skandaloze të krimit brenda kësaj “kasolleje”.

Tani trafikantëve të vajzave, trafikantëve të drogës, trafikantëve të interesave, “kasolles” i shtohen dhe trafikantët e vizave.

K?to quhen dhe trafikantë elitarë se nuk merren me viza çfarëdo, por me viza amerikane.

Po kryetrafikanti çfarë bëri?!

Edi Rama nuk e shkarkoi zv/ministren e tij, siç nuk largoi e nuk shkarkoi asnjë nga të inkriminuarit në partinë e tij.

Tani në listën e zezë të Departamentit të shtetit, përveç Vangjush Dakos dhe Tom Doshit, është edhe një emër nga këshilli i ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Për këtë “kasolle” trafikantësh që qelbet era krim e korrupsion, e drejtohet nga një kryetrafikant, duhet ndëshkim.

Ndëshkim me votë dhe jo vetëm!

Kjo “kasolle” duhet shkulur nga rrënjët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco