Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Peka i nxjerr videon e Ramës/ Meta: Si shpjegohet që në vitin 2000 firmosi për të mbrojtur Teatrin?!...

Peka i nxjerr videon e Ramës/ Meta: Si shpjegohet që në vitin 2000 firmosi për të mbrojtur Teatrin?!...

21:40, 21/05/2020
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së tij për 'Çim Peka LIVE', presidenti Ilir Meta komentoi edhe fjalën e sotme të kryeministrit Edi Rama në parlament.

"Unë nuk rri në politikë për të kapur kap ça të kapësh, por për të luftuar për bindjet e mia. Nuk jam shumë i zoti për kompromise", do të shprehej Rama.

Teksa gazetari Çim Peka nxorri videon e vitit 1999, kur ish ministri i Kulturës Edi Rama shprehej se Teatri Kombëtar do të merrej në mbrojtje, presidenti Meta dha këtë përgjigje:

"Jemi 2020, minus 21, 1999. Si shpjegohet që në vitin 2000, në mbledhjen e qeverisë përveç firmës së kryeministrit është e firma e tij? Kur ishe ministër doje ta mbroje, ndërsa tani që je kryeministër e prish. Pse nuk dija unë ta prishja? Nuk kisha unë miq për të bërë kulla?".

Në fillim të intervistës së tij, presidenti Meta deklaroi se, në vitin 2000, kur ai ishte kryeministër dhe Rama ministër kulture, qeveria vendosi që të merrte në mbrojtje Teatrin Kombëtar dhe për këtë gjë është hedhur edhe firma e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco