Meta i përgjigjet kritikave të Bejtjes: Nuk rashë pre e provokimit. Donin të bënin super-gol, por bënë autogol

Meta i përgjigjet kritikave të Bejtjes: Nuk rashë pre e provokimit. Donin të bënin super-gol, por bënë autogol

21:09, 21/05/2020
A+ Aa A-

Mëngjesin kur policia rrethoi Teatrin Kombëtar dhe INUV rrëzoi godinën në fjalë, analisti Andi Bejtja bëri një deklaratë të fortë në Syri TV. Por sot, i gjendur përballë presidentit Ilir Meta në "Çim Peka LIVE", e mori përgjigjen drejtëpërdrejt nga kreu i shtetit.

"Nëse Bejtja kërkon që presidenti të binte pre e këtij provokacioni dhe kur del presidenti do të merrte tjetër rrjedhë. Ka qenë edhe aktori Neritan Liçaj, ka patur edhe gra, edhe policë. Kjo nuk ishte thjesht një hakrmarrje kundër teatrit dhe aktorëve, por edhe provokim serioz për demokracinë dhe stablitetin e vendit. Ishte e mirëprogramuar si një super-gol, por që doli autogol. Si president po ju them se do e ndjek deri në fund në Gjykatën Kushtetuese. Nuk është presidenti përgjegjës për Gjykatën Kushtetuese, por e dinë të gjithë se kujt ju interesonte ky grusht shteti. Do ta ndjek edhe në Gjykatat europiane. Ky është një krim jo vetëm ndaj kulturës shqiptare, por edhe ndaj asaj europiane. Angazhimi i presidenti është i hekurt është që ai kompleks të rindërtohet siç ishte", tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco