Kreu i shtetit: Sonte përballë 'dashnorit' të Kushtetutës. Bejtja: Mezi po pres 'burrin e Kushtetutës'!

Kreu i shtetit: Sonte përballë 'dashnorit' të Kushtetutës. Bejtja: Mezi po pres 'burrin e Kushtetutës'!

20:11, 21/05/2020
A+ Aa A-

Pas pak në orën 20.45 Presidenti i Republikës Ilri Meta do të jetë i ftuar në SYRI TV në emisionin “Cim Peka Live”. Por njoftimi i bërë nga kreu i shtetit për njoftimin e emisionit ka shkaktuar shëndijat e para të një përballjë që premton të jetë e nxehtë mes Presidentit Meta dhe gazetarit Andi Bejtja.

“Të dashur miq, Sot në ora 20:45 ju ftoj të më ndiqni live në Syri TV, në një intervistë me Çim Pekën, "sy për sy e dhëmb për dhëmb" si përherë, përballë analistit dhe "dashnorit" të Kushtetutës, Andi Bejtja dhe të madhit Arjan Çani”.

Kaq ka mjaftuar që gazetari Andi Bejtaj ti përgjigjet Presidentit të Republikës Ilir Meta me një kundërftesë ndërsa ka shkruar në rrjetin e tij social: “Jam shume i mikluar nga etiketimi qe me beri Presidenti si "dashnor" i Kushtetutës pak minuta përpara debatit te cim peka live ne 20 e 45...mezi po e pres debatin me "burrin e vertete" te Kushtetutes...le ta shohim te gjithe kush e njeh me mire Kushtetutën: burri apo dashnori”.

Në 20:45 Presidenti i Republikës do të ketë përballë gazetarin Andi Bejtja, ndërsa nga ajo që lexuam më lart debati në SYRI TV është të për tën mos u humbur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco