Marrëveshje pas krahëve/ Basha i përgjigjet Yuri Kim: Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që duan ta kapin politikisht drejtësinë

Marrëveshje pas krahëve/ Basha i përgjigjet Yuri Kim: Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që duan ta kapin politikisht drejtësinë

20:08, 21/05/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një postim në twitter mesditën e sotme foli për një marrëveshje të fshehtë prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi, duke shpresuar që këto fjalë të mos ishin të vërteta.

Në përgjigje të këtij postimi ka reaguar edhe vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, I cili në të njëjtin postim të ambasadores amerikane shkruan:

‘Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim.

Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijusr dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë.’

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini21/05/2020 22:05

Hera e pare qe nga zyrtaret e larte nderkombetare pranohet qe "reforma eshte e ngadalte dhe e papersosur". Nje hap perpara ndryshe nga sa kane thene deri tani. Kuptohet qe foshnja u ka lindur e vdekur dhe keta ende presin dhe shpresojne ta sjellin ne jete.

Shto koment

Denonco