Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

'Marrëveshje për sabotimin e Reformës në Drejtësi'/ Rama i përgjigjet ambasadores Kim

'Marrëveshje për sabotimin e Reformës në Drejtësi'/ Rama i përgjigjet ambasadores Kim

19:59, 21/05/2020
A+ Aa A-

Pas paralajmërimit të ambasadores amerikane për marrëveshje të fshehtë për të goditur reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama i përgjigjet në Twitter me një thënie të Shekspirit: “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë", shkruante më herët në Twitter ambasadorja Yuri Kim.

Image

Një deputet i mazhorancës u shpreh këto ditë për nevojën e ndryshimit të reformës në drejtësi.

Nga ana tjetër, një sondazh i publikuar edhe nga VOA, tregon se shumica e shqiptarëve nuk besojnë te reforma në drejtësi.

Sipas tyre, ajo ishte selektive dhe sa për sy e faqe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 21/05/2020 21:14

Zoja Ambasadore, reforma u vra qe me lenien në detyre te komunistit Dvorani. Kuptohet qe Ambasada SHBA eshte E interesuar per mbarevajtejen e reformes pasi Departamenti i Shtetit kerkon llogari per parate e taksapaguesve Amerikane te shpenzuara në nje reforme te cilen e ka zene ngerci diku në mes te detit dhe nuk po sheh toke në asnje drejtim. Fakti qe ben shume pershtypje eshte mbeshtetja amerikane per disa komuniste. Sa per shejtanet per te cilet flet eDRAMA, ai eshte i vetmi djall në shqiperi dhe kujdes nga paktet me te.

Shto koment

Denonco