Policët pa numër identifikimi/ Vasili: Ky paçavure ministër guxon dhe del mbi ligjin

Policët pa numër identifikimi/ Vasili: Ky paçavure ministër guxon dhe del mbi ligjin

19:49, 21/05/2020
A+ Aa A-

Kreu i LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar ashpër pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj se punonjësit e policisë pa numra identifikimi kanë qënë aty jo individualisht, por të strukturuar nga Policia e Shtetit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili e ka quajtur Lleshajn, një paçavure minister që guxon dhe del mbi ligjin, duke e shkeluar dhe zbatuar atë sipas dëshirës.

Sipas Vasilit, ministri Lleshaj po përpiqet të krijojë mbrojtje dhe alibi për krimet e policëve, që qëllonin si shtazë kundër protestuesve të thjeshtë, por sipas tij, përgjegjësia e tyre është individuale dhe secili do përgjigjet para ligjit.

Postimi i plotë:

Mendoj si Anila Hoxha!!

Ky paçavure politike guxon dhe del mbi ligjin, qe detyron cdo polic te kete numer identifikimi ?

Ky minister beson se qenka vete ligji, qe e shkel dhe e zbaton kur do vete?

Kush kujton ky se eshte ky?

Si ka guxim ky tu jape alibi krimeve policore kunder protestuesve?

Po, po pergjegjesia e cdo polici kur tejkalon ligjin dhe qellon si shtazë mbi qytetare demostrues te thjeshte eshte INDIVIDUALE.

Kot lodhet ky minister i kriminalizuar, qe ti fshehe policet e urdheruar prej tij.

Jane te fotografuar e filmuar.

Shqiperia eshte e vogel dhe emri e mbiemri i tyre gjendet brenda 5 minutash.

Asnje nuk do ti shpetoje kurre pergjegjesise, nje per nje seicili do te pergjigjet duke filluar nga Lleshaj e deri tek polici me i fundit.

Turp per prokurorine qe hesht turperisht perpara shperdorimit skandaloz te detyres!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco