Këlliçi, Policisë së Shtetit: Lleshi, ministri më idiot në historinë e Shqipërisë. Do ju shesë

Këlliçi, Policisë së Shtetit: Lleshi, ministri më idiot në historinë e Shqipërisë. Do ju shesë

19:45, 21/05/2020
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli sot në parlament për sulmet që janë bërë në adresë të policisë së Shtetit që nga nisja e shembjes së Tetarit Kombëtar dhe protestat më pas.

"Kundërshtimi i policisë është vepër penale, duhet të jemi të gatshëm të pranojmë pasojat e këtij veprimi. Kam dëgjuar që kërkojnë numrat e identifikimit, nuk kanë qenë individualisht, por të strukturuar, nëse kërkoni përgjegjësi penale kërkojeni për drejtuesit e tyre, tek unë, tek drejtori policisë e me radhë, për çfarë ju duhen punonjësit individual, për t’i intimiduar ato”, tha Lleshaj.

Lidhur me këtë deklaratë të ministrit Sandër Lleshi reagon edhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi, i cili gjithashtu u dhunua nga policia gjatë mëngjesit të 17 Majit.

Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi i kujton Lleshit jo vetëm se është ministri i brendshëm më idiot në historinë e Shqipërisë, por edhe që do të mbajë përgjegjësi ligjore një ditë.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Qe Sander Lleshaj eshte Ministri i Brendshem me idiot ne historine e Shqiperise, kjo nuk eshte dicka e re! Qe e ka perdorur Policine e Shtetit per te dhunuar, arrestuar, poshteruar qytetaret si asnje minister me pare, ky eshte fakt! Por sot Lleshi tregoi se e konsideron Policine e Shtetit si placke te tijen, qe mund te beje cte doje, ta trajtoje si te doje, ti zhduke emer e identitet, ta perdore kur ti duhet e si ti duhet dhe pastaj ta hedhe si nje lecke pa vlere!

Kjo eshte mendesia e kesaj qeverie qe nuk njeh ligj, e aq me pak drejtesi. Ne nje vend anetar te NATO, qe aspiron per tu integruar ne BE, Policia e Shtetit nuk paska nevoje per shenja identifikuese dhe as te respektoje ligjin?!!!

Thirrja ime per Policine e Shtetit sot eshte, kujdes se Lleshi po ju perdor, e do t’u hedhe ne kthetrat e drejtesise me pas, per te shpetuar veten. Asgje nuk harrohet! Pergjegjesia eshte individuale dhe jo kolektive. Te gjithe ata qe shkelin ligjin, do mbajne pergjegjesi nje per nje, nga i pari tek i fundit. Dhe i pari qe do t’u shese, do jete pikerisht ky qe u paska dhene emrin dhe fytyren e tij!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco