Arrestimi/ Babai i zv/ministres së Ramës, trafikant vizash amerikane

Arrestimi/ Babai i zv/ministres së Ramës, trafikant vizash amerikane

19:17, 21/05/2020
A+ Aa A-

Në një operacion, të zhvilluar së fundmi nën drejtimin e autoriteteve amerikane për trafik klandestinësh nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara, Policia Shqiptare ka arrestuar edhe shtetasin Eduart Haxhiu, babai i zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu.

Pak ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ard Veliu, njoftoi se ishin arrestuar 15 persona, në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”.

Arrestimet u kryen pas një hetimi të gjatë në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Një Task Forcë hetimore e përbashkët shqiptaro-amerikane, e quajtur

“JOINT SHIELD”, u krijua posaçërisht për këtë hetim.

Drejtori i Policisë Veliu deklaroi se ndër të arrestuarit ishte edhe “shtetasi Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë”.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genti21/05/2020 22:16

Perveç kesaj Departamenti I Shtetit, I ka shpallur non grada familjarisht keto sot.

Shto koment

Denonco