Nga Rama, te Veliaj e Balla/ Si po përdorin fëmijët që të duken si viktima

Nga Rama, te Veliaj e Balla/ Si po përdorin fëmijët që të duken si viktima

17:49, 21/05/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e përdori sërish historinë e djalit të sëmurë në Kuvend, në përpjekje për të fituar kapitale politike. Kjo nuk është hera e parë që ai përdor djalin e tij për të fituar kapitale në situata të vështira, sikundër ndodhi në rastin e tërmetit.

Megjithatë për ironi, edhe pse i përdor vetë fëmijët e tij, ai akuzon se ia përgojojnë të tjerët, ndërsa akuzat më të rënda ia ka bërë gazetari që i bën fresk gjithë ditën, Mero Baze. Por që nga skandali i shembjes së Teatrit Kombëtar, nuk është ai i vetmi që përdor fëmijën e tij për të bërë politikë.

Një ditë më parë ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. “Ajo godine duhej shembur. Kam pasur fatin të shkoj me djalin në atë teatër dhe më pas dolëm me temperaturë e gripi,” tha Balla.

Si gjithmonë, kulmin e arrin Erion Veliaj, që e ka përdorur djalin e tij nëpër dalje publike akoma pa lindur mirë. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ai tha se e kanë mallkuar me vdekjen e djalit. Se kush e ka mallkuar, nuk dihet. Nuk dihet as pse nuk ka ngritur padi Veliaj ndaj atyre që e kanë bërë këtë. Por dihet se atij i duhet kjo histori tani.

Në politikë njihet praktika e viktimizimit, por të viktimizohesh pasi ke shkaktuar një skandal kaq të rëndë sa shembja e Teatrit, duket absurde. Edhe kjo praktikë e përdorimit të fëmijëve pati efekt bumerang, pasi njerëzit reaguan akoma më të neveritur në rrjetet sociale.

“Sot ti Erion Veliaj mbase betohesh për kokë të djalit, por ka familje që betohen për shpirt të djalit falë veprës tënde të ndyrë dhe që korruptove prokurorin Fusha pa të hyrë ferrë në këmbë për djalin 1-vjeçar Ardit Gjoklaj.

Njëkohësisht, kushëriri i prokurit ndërtoi sheshin e kryeqytetit dhe sot shefi yt Rama i dha edhe truallin e Teatrit sërish kushos. Mos pret të të blejnë pampersa për djalin, si mirënjohje?” shkroi dikush në një koment viral në rrjetet sociale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali21/05/2020 18:33

Edhe qorrit tahiri kur filluan tja permendin shpesh burgun, edhe ai keshtu beri duke u qurravit ne studio tek fevziu. E paskan si semundje bashkeshoqeruese keta te rilindjes

Shto koment

Denonco