Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Kulla që po zhduk monumentet pas Teatrit, radha e xhamisë dhe e Sahatit

Kulla që po zhduk monumentet pas Teatrit, radha e xhamisë dhe e Sahatit

17:33, 21/05/2020
A+ Aa A-

Pas Teatrit radhën për t'u dëmtuar nga projektet dhe ndërtimi I kullave e ka Xhamia e Et’hem Beut dhe Sahati i Tiranës. Në themelet e këtyre dy monumenteve, Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë firmosur ndërtimin e një kulle 21 kate. 

Pas Teatrit radhën për t'u shembur e ka Xhamia e Et’hem Beut dhe Sahati i Tiranës. Në themelet e këtyre dy monumenteve, Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë firmosur ndërtimin e një kulle 21 kate, që nëse nuk i shemb, do t'i bëjë këto objekte të padukshme. 

Në një kohë kur Teatri Kombëtar nuk ekziston më, pak metra më larg, veprat historike dhe monumentet e kulturës i pret i njëjti fat. Në qendër të Tiranës, Sahati dhe Xhamia e Et’hem Behut rrezikohen të shemben ose minimalisht të mbulohen nga një kullë 21 kate që po ndërtohet me leje të firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. 

Siç e shikoni edhe nga këto pamje themeli i kësaj kulle është hapur pikërisht në bazën e sahatit të Tiranës, e për të shmangur rrëzimit e saj, firma ndërtuese ka hedhur blindat në buzë të kullës së sahatit, në mënyrë që të shmanget dëmtimi i saj gjatë ndërtimit. Dhe në rast se këto dy monumente kulture do të shpëtojnë pa u shembur, ato do të jenë inekzistente pasi edhe imazhi kryesor e identifikues i Tiranës do të mbulohet nga Kulla e firmosur nga dy drejtuesit kryesorë të vendit.

Leja për kullën në qendër të Tiranës, që duket se zë edhe hyrjen e Bashkisë së Tiranës, është firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri Damian Gjiknuri në Këshillin Kombëtar të Territorit në datë 2 shkurt 2017. Më pas ky vendim, që i hapi rrugë ndërtimit të kullës u firmos nga kryebashkiaku Erion Veliaj në datë 5 dhjetor 2018 dhe fill kompania nisi rrethimin e sheshit të ndërtimit. Ky projekt i privilegjuar prej Ramës dhe Veliajt po ndërtohet nga një bashkëpunim i dy kompanive, por që duket se kanë të njëjtit ortak.

Sipas lejes së afishuar në tabelën e nisjes së punimeve, kompanitë zbatuese janë TECHNO – ALB dhe TDT & PARTNERS. Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se kompania TECHNO – ALB është në pronësi të biznesmenit Glendi Abdi, i cili rezulton zotëruesi i vetëm i aksioneve pasi pak kohë më parë i ka blerë 50 % të aksioneve ortakut tjetër Dajlan Avdia. Biznesmeni Avdia shpeshherë është etiketuar nga opozita si mik dhe klient i kryeministrit Edi Rama.

E pikërisht lëvizja e aksioneve është bërë pasi kryeministri Edi Rama ka firmosur lejen ndërtimore. Edhe në kompaninë tjetër dalin po të njëjtit ortakë Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia. Sipas lejës së ndërtimit, kjo godinë do të jetë me disa nivele, ku është parashikuar 3 kate nëndhe parkim, 4 kate, 5, 9, 11 dhe kulla më e lartë 21 kate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco