Vajza e Ndrenikës shpërthen ndaj Ramës/ ‘Bandë e obsesuar pas truallit të qendrës së Tiranës, shkatërron pa asnjë princip’

Vajza e Ndrenikës shpërthen ndaj Ramës/ ‘Bandë e obsesuar pas truallit të qendrës së Tiranës, shkatërron pa asnjë princip’

17:12, 21/05/2020
A+ Aa A-

Vajza e aktorit të madh, Robert Ndrenika, Diana Ndrenika, reagon ashpër për shembjen e Teatrit Kombëtar, teksa shkruan në “Facebook” se një “bandë e obsesuar pas truallit të qendrës së Tiranës vjedh e shkatërron pa asnjë princip”.

Mes të tjerash, Ndrenika thekson se më e dhimbshme për shkatërrimin e godinës është fakti se në diktaturën totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit e kinematografisë.

Sipas vajzës së aktorit Ndrenika, sot në demokracinë e pretenduar merr përparësi biznesi i ndërtimit, që në mënyrë makuteske drejton qytetin e vendin.

Ajo çka e bën më të dhimbshme shkaterrimin e TK eshte fakti se ne diktaturen totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografise etj. Ishte pikerisht atehere qe Teatri Kombetar mori zhvillim duke arritur kulme cilesore.

Sot ne demokracine e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturen hibride ku po jetojmë merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (with unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte. Oligarki financiare pa perfaqesim. Nje bande qe e obsesuar pas truallit te qendres se Tiranës vjedh e shkaterron pa asnje princip.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

222222221/05/2020 17:35

Shume vone fole me zonje. E le babane tend te neperkembnin ta perdornin emrin e tij se ai ishte per shembjen dhe per nje teater te ri. Duhet ta kishe sqaruar me pare pozicionin e tyt eti. PO ,DUA TEATER TE RI , POR DUA DHE TE VJETRIN KETU KU ESHTE. Tani nuk ja vlen bara qirane. Une e kam pasur idhull ROBERT NDRENIKEN por qe kur u prononcua per prishjen e teatrit me erdhi shume keq qe e shiti veten. Ashtu sic u shiten dhe shume te tjere duke harruar dhe qe u persekutuan politikisht nga rregjimi i kaluar. Keshtu qe ky shperthimi yt sot eshte PESE ME HIC. Me mire heshtni .Sic ben ai matufi ne France qe do dhe cmim NOBEL. KURRE MOS IA DHENCIN. NUK E MERITON. KADARE NUK DO POPULLIN E VET. LIBRAT KANE VLERE ARTISTIKE , PO AI QE I SHKROI ESHTE I PAVLERE!

Shto koment

Denonco