Deklaratat e Ramës/ Mërtiri: Ndërkombëtarët e vunë me shpatulla pas murit, ndaj lëshon të tilla gjëra

Deklaratat e Ramës/ Mërtiri: Ndërkombëtarët e vunë me shpatulla pas murit, ndaj lëshon të tilla gjëra

16:40, 21/05/2020
A+ Aa A-

I ftuar në "Edicioni i Pasdites" në Syri TV, aktivisti i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ergys Mërtiri komentoi deklaratat e sotme në parlament të kryeministrit Edi Rama.

Sipas sociologut, kryeministri lëshoi deklaratat e sotme si pasojë e presionit që po i bën ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se historinë nuk mund ta prodhojë diku tjetër.

"Teatri Kombëtar është kombëtar, i përket kombëtar. i përket kulturës elitare. I vjen keq për ne dhe meqë i vjen keq për ne hajde ta bëjmë në Bathore. Kjo është tallje. Ajo godinë ka vlerë jo vetëm për arkitekturën, por edhe për historinë. Historinë nuk e prodhon dot në një vend tjetër. Aty ka luajtur Kadri Roshi që e përdorin për të vdekur. Nuk është 'La Scala', por historia e këtij vendi aty ka lindur. Aty është prodhuar çdo art skenik. Duhet ruajtur për këtë peshë historike që mbart.

Vlera i ikën apo i shtohen në raport me godinat e tjera. Ka një pedonale, ka bare, ka gjelbërim, është qendra historike e Tiranës, kalaja, kinemaja, Galeria e Arteve. Është një zonë ku ka institucione kulturore,të  trashëgimisë kulturore. Nga të paktat vende që ka ky qytet që është barbarizuar në mënyrë të llahtarshme nga kërpudhat e betonit.

Mund ta bësh më të bukur se ky, por ky na vlen. Bëje diku tjetër, meqë paske tokë dhe të vjen keq për njerëzit. Ai ka marrë shuplaka pafund nga europianët që e kanë vendosur me shpatulla pas murit prandaj lëshon të tilla gjëra", tha ndër të tjera Mërtiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

torw21/05/2020 17:44

teatri kukllave ndoshta e ka rradhen

Shto koment

Denonco