Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Basha: Rama e shembi Teatrin për t'i marrë truallin dhe ndërtuar kulla

Basha: Rama e shembi Teatrin për t'i marrë truallin dhe ndërtuar kulla

15:13, 21/05/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të sotme të Edi Ramës, i cili në parlament pranoi se i duhej vetëm trualli i Teatrit Kombëtar.

Sipas Bashës, Rama e shembi Teatrin për të ndërtuar kulla.

Reagimi i Lulzim Bashës në Twitter:

Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.

Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri.

Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.

Si burracak, Rama tani përpiqet t’ia hedhë fajin kujtdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Er21/05/2020 19:24

O vertet o bash na cudite se nuk e dinim

Shto koment

Denonco