‘Teatrin siç ishte do e ndërtojmë diku tjetër’ ... Ramës i duhej vetëm toka në mes të Tiranës

‘Teatrin siç ishte do e ndërtojmë diku tjetër’ ... Ramës i duhej vetëm toka në mes të Tiranës

15:08, 21/05/2020
A+ Aa A-

Nëse godina e Teatrit nuk do të ishte në mes të Tiranës, ai nuk do të shembej, por do të vazhdonte të qëndrontë në këmbë.

Edi Rama e tha hapur sot në sallën e parlamentit, se i duhej trualli i Teatrit Kombëtar.

Këtë e theksoi gjatë fjalës në parlament, duke nënvizuar se do të ndërtojë godinën e Teatrit Kombëtar, ashtu siç ishte, por në një vend në një vend tjetër, një tjetër tokë.

I sinqertë e duke treguar synimin e tij se kërkonte me çdo kusht tokën e Teatrit në mes të Tiranës për ngritur kulla me oligarkët e tij.

Ja çfarë tha Edi Rama në parlament:

Kam një lajm të mirë por nuk do ua jap të plotë. Meqë godina nuk u ndërtua kurrë dhe meqë ka jo këta, se këta as duan ta dinë për godinën, por ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj në këtë situatë për një mangësi për një mungesë boshllëk, apo lëndim.

Ne do ta marrim projektin origjinal motamo dhe do ua rikthejmë, jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve dhe artistëve politikanë atje, por do ua rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh, dhe përputhen gjërat dhe do ta kemi mes nesh, jo atye dhe jo teatër, për më shumë do ta shikoni dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin te ajo godina.

Do të shkojnë vetëm fëmijët, mësuesit e tyre për t'u mësuar, vizitimin, aktrimin, muzikën dhe për t'u treguar se cfarë ka qenë Tirana më parë. Mbase edhe ndonjë nostalgjik apo ndonjëri prej tyre.

Edhe këta kur të marrin vesh se është diku tjetër do të mërziten dhe do të thonë mjaft tani. Ia vlen dhe do ta bëjmë. E vendosim vetë dhe pse? Ne e vendosim dhe jemi zgjedhur që të vendosim, ajo ata që ikën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

X21/05/2020 16:19

A mund te pranoje nje popull nje kryeminister mashtrues e karagjoz si ai qe pame sot ne parlament.N.q.s themi po atehere duhet te pranojme se ne s'jemi popull por krimba qe meritojme te shtypemi.

Emigrant 21/05/2020 15:31

Popull we meriton diktator dhe shtypje. Si mund te rrini neper shpia dhe nuk ngriti me force. Konica thoshte: Zemerohuni njehere, As krenare por veç te dhjere. Çka mbetur ju beje me ky rregjim

t21/05/2020 15:19

Ai te thote çfare te doje tani perderisa populli nuk u ngrit por e ka hallin te lemoshat qe i hedh rama.Por nqs AMT do ta mbertheje mire nga ana ligjore shkeljet e bera ne prishjen e teatrit,ai nje m...sa nje mal ka per te hanger dhe asgje nuk ka per te ndertuar atje.Nqs AMT e provon me dokumenta ,shkeljet ligjore qe kane deklaruar deri tani,ne prishjen e teatrit,nuk eshte çudi qe jo vetem sheshi te rrije ashtu pa ndertim per nje kohe te gjate,por edhe qe lalfiku&co te provojne burgun.

t21/05/2020 15:18

Shto koment

Denonco