Edi Rama përdor sëmundjen e djalit, për të treguar se sa shumë bën për popullin shqiptar

Edi Rama përdor sëmundjen e djalit, për të treguar se sa shumë bën për popullin shqiptar

14:53, 21/05/2020
A+ Aa A-

Edi Rama, duke folur në fillim të fjalës së tij në parlament për ‘suksesin e paimagjinueshëm’ që u arrit me situatën e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri.

Pasi tregoi se presidenti Erdogan e kishte telefonuar i mahnitur nga puna e tij, futi ‘në lojë’ edhe sëmundjen e djalit të tij shumë vite më parë kur u kurua në SHBA.

‘Jeta më ka çuar të jem pranë njeriut të zemrës në një spital Amerikan. Kur kam hyrë në atë spital kam menduar se kjo këtu është dora e zotit se s’ka mundësi. Përpara syve të mi kam parë atë qenie për të cilën do jepja jetën time të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital  numërohen mbi 6000 të vdekur. Por si çdo sukses edhe ky sukses ka koston e vet’.

Nënteksti i fjalëve të Ramës duke ‘përdorur’ edhe një histori shëndetësore të të birit të shumë e shumë viteve më parë, ishte për t`u treguar shqiptarëve se ai dhe qeveria mendojnë për qytetarët shumë më shumë se qeveria e SHBA, për amerikanët. Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar edhe kryetarja e LSI, e cila nëpërmjet një statusi në FB i ka thënë, se sa herë është në hall arrin deri aty se përdor edhe fatkeqësitë e familjes.

Edi Rama vazhdoi fjalimin në këtë linjë duke deklaruar, se nëse nuk do të ishin bërë gjërat e duhura atëherë sipas tij do të ishin duke numëruar jetët e humbura dhe sot nuk do të flisnim për shembjen e Teatrit.

‘Ka shpërthyer në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Papritur fytyra jote mu zëvendësua me atë të Sandër Prosit që thoshte eh sa gjëra thuhen në emër tënd o popull. Duke qenë se ndërkohë jemi edhe në një kohë që po përballemi me sëmundje ngjitëse po ju kujtoj fjalët e Shekspirit dhe gjithë atyre që kanë zgjedhur të përfshihen jo për nj plan politik po për një lëndim shpirtëror, budallallëku ngjitet kollaj njësoj si sëmundjet infektive. Meqë teatrin  e politikës e ka pushtuar politika për teatrin më lejoni të themi se ky është një lajm shumë i mirë. Mund të mos takoheshim dot fare këtu por mund të përjetojë një hall të madh duke përjetuar humbjet e jetës në sistemin shëndetësor. Shtete shumë më të zhvilluar se ne, e humbën betejën’, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu21/05/2020 16:27

po ky cuni kristaqit apo i edit eshte???? '''''

Shto koment

Denonco