Të Gjelbrit gjermanë: Mbështesim protestat në Shqipëri për zgjidhje demokratike

Të Gjelbrit gjermanë: Mbështesim protestat në Shqipëri për zgjidhje demokratike

13:30, 21/05/2020
A+ Aa A-

Reagimet e shumta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar vazhdojnë të vijnë.

Sidomos reagimet më të ashpra po vazhdojnë të vijnë nga Gjermania.

I pari ishte ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf që dha një mesazh të fortë kundër vendimit të Edi Ramës për shembjen e Teatrit.

Por sot ka ardhur një tjetër reagim i fortë, këtë herë nga ligjëvënës të Budestagud gjerman.

Manuel Sarrazin deputet i të Gjelbërve dhe njohës i Ballkanit Perëndimor, në një deklaratë për programin shqip të DË, shpreh keqardhjen për mos arritjen e një kompromisi për Teatrin, ndërsa është shprehur se mbështet protestat.

Më vjen shumë keq për prishjen e Teatrit Kombëtar pothuajse brenda natës.

Sepse unë i kuptoj dhe i mbështes protestat e atyre që duan të ruajnë asetet kulturore kombëtare dhe që janë të angazhuar për zgjidhje demokratike dhe transparente.

Prandaj është shumë për të ardhur keq që nuk u gjend një zgjidhje e përbashkët midis qeverisë dhe artistëve’, është shprehur Sarrazin.

Më parë edhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, për mënyrën e shembjes së Teatrit, dhe mungesën e dialogut:

‘Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje’, shkruante ndër të tjera ambasadori gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco