Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Spiropali bën zbulimin e madh: Teatri jonë si furrik ndërsa ai i Shkupit gjigant...

Spiropali bën zbulimin e madh: Teatri jonë si furrik ndërsa ai i Shkupit gjigant...

12:43, 21/05/2020
A+ Aa A-

Në seancën e sotme plenare, ministrja dhe deputetja Elisa Spiropali u është drejtuar përfaqësuesve të opozitës si disa “ikanakë” pasi u larguan nga tryeza për Reformën Zgjedhore pas prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ajo tashmë është njohur për thirrjet lebetitëse për Skenderbeun në sheshin qëndror të Tiranës me gishtin drejtuar nga Rama po edhe me akuzat bajate dhe pa pikë intelkti që lëshon vazhdimisht në opinion apo në mediat e uirdhëruara që ta marrin në intervistë.

Në parlament sot paska bërë zbulimin e madh dhe paska deklaruar se “Pse të jetë teatri jonë një furrik ndërsa teatri i Shkupit gjigant. Pse qenkemi ne të destinuar që mos kemi një teatër dinjitoz…” 

Nuk e dime se kush e ka ndaluar qeverine pjesë e të cilës është deputetja ne fjalë, të ndërtojë një teatër të madh, gjigand, superspecial, me lozha për udhëheqjen apo ku di se çfarë.

Artistët, shoqëria civile dhe qytetarët Shqiptarë nuk kanë qenë kurrë kundër ndërtimit të një Teatri të ri, thjeshtë kanë kërkuar mos shembjen e Teatrit Kombëtar, por të ruhet si një fole e artit shqiptar ndër vite. Një simbol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco