Juristja e Aleancës për Teatrin, thirrje SPAK: Arrestoni Veliajn dhe Maznikun!

Juristja e Aleancës për Teatrin, thirrje SPAK: Arrestoni Veliajn dhe Maznikun!

11:32, 21/05/2020
A+ Aa A-

Aktivistja dhe avokatja Ardiana Kalaja nga protesta për Teatrin Kombëtar para SPAK i bëri thirrje këtij institucioni të ri të drejtësisë që të arrestojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe nënkryetarin, Arbjon Maznikun, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit masiv.

Kryetari i bashkisë Velaij dhe Mazniku, kanë kryer jo vetëm një vepër kriminale. Por i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të konsiderueshëm. Në këto kushte, Teatri Kombëtar, duhet të rindërtohet atje ku ka qenë.

Ne sot kemi ardhur me kërkesa specifike për strukturën e SPAK. Së pari, kërkojmë marrjen e masës; sekuestro preventive dhe pezullim të punimeve. Kërkojmë marrjen e masës; arrest me burg për shtetasin Erion Veliaj, me funksion kryetar bashkie, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion pasiv’. Arrest me burg për Arbjan Maznikun me funksion nënkryetar i bashkisë, akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion".

"Provat janë në SPAK, indiciet janë aty. SPAK të bllokojë dosjen, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Kemi bërë disa padi. Padia e parë ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliaj. Padia e dytë ndaj Veliajt dhe kreut të Këshillit Bashkiak. Padia e tretë ndaj ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro”, tha Kalaja.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco