Gazetarja italiane për SYRI TV: Nuk e kuptoj heshtjen e vendit tim

Gazetarja italiane për SYRI TV: Nuk e kuptoj heshtjen e vendit tim

11:32, 21/05/2020
A+ Aa A-

Gazetarja italiane Tiziana Colluto nga Leçe, ishte e ftuar sot në studion e SYRI TV, në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto”, për të dhënë mendimin e saj lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, përjetimin personal dhe në veçanti, për mungesën e një reagimi nga institucionet italiane lidhur me këtë rast.

E pyetur nga autorja e emisionit, gazetarja Dori Daka dhe moderatori Flavio Qarri, znj. Colluto, që i ka kushtuar një artikull kësaj çështjeje të mprehtë në Shqipëri në gazetën “Il Fatto Quotidiano”, tha ndër të tjera:  

 “E kam ndjekur ngjarjen shumë më përpara, sepse unë kam ardhur disa herë dhe për hir të së vërtetës, ajo që ndodhi ishte diçka që nuk e prisnim.

Ishte një nxitim i qeverisë shqiptare për shembjen e Teatrit. Sigurisht që bën përshtypje shumë të madhe përdorimi i dhunës në ato kushte.

Duhet të kuptojmë, dhe duhet presim tani, disa ditë pas asaj që ndodhi, se cili do të jetë reagimi që ngjarjet e Tiranës do të kenë tek faktori ndërkombëtar.

Ne jemi mësuar të shohim reagime të tilla,shpeshherë  do të thosha edhe të dhunshme, kur bëhet fjalë për ndërtimin e veprave të mëdha ...”

E pyetur nga moderatori Qarri se, si e shpjegon këtë heshtje të  institucioneve kryesore italiane në Shqipëri, duke filluar nga Ambasada italiane, Instituti Italian i Kulturës apo dhe kreu i KE-së, që është italian, kur bëhet fjalë edhe për shkatërrimin e një ndërtese të ndërtuar nga italianët, Colluto u shpreh:

“Ka pasur një kalkulim politik për heshtjen, e parashikuar nga pala italiane, sigurisht edhe në raport me marrëdhëniet e mirë që ekziston me qeverinë Rama, megjithëse është e habitshme se si institucionet e kulturës kanë heshtur; duhet të ishin shprehur, nuk e bënë. Megjithatë ka pasur kalkulime politike në disa nivele.

Po të krahasohet me vendet e tjera, për shembull me reagimin e ambasadorit gjerman, bëjmë çudi se nga  vjen kjo mungesë e reagimit nga ana e italianëve dhe sigurisht, mund të kemi të bëjmë me një përllogaritje politike.

Ajo që mund të vijë tani mund të jetë një ndërhyrje e vonuar, tepër vonë. Megjithatë pritet marrja e pozicioneve të paktën nga ana e institucioneve kulturore.

Por sigurisht edhe përsa i takon pamjeve të përdorimit të forcës nga ana e autoriteteve shqiptare në shesh, menjëherë pas prishjes të Teatrit, janë për t’u marrë në konsideratë dhe për të reaguar mbi to.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana21/05/2020 12:02

Si do qe te vije puna , e majta eshte solidare ne te gjithe globin . Keshtu eshte edhe shteti italian sot per sot qe udhehiqet nga a majta " e ndare " ne disa fraksione , perfshire ketu edhe movimento çinque stelle ....???!!!

Shto koment

Denonco