KAS gjerman: Katër arsye pse u shkel ligji me shembjen e Teatrit

KAS gjerman: Katër arsye pse u shkel ligji me shembjen e Teatrit

11:14, 21/05/2020
A+ Aa A-

Fondacioni gjerman, Konrad Adenauer, një organizatë e lidhur me partinë më të madhe gjermane, CDU, ka publikuar një raport pas situatës së krijuar në Shqipëri me prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Agjendë autokratike në hijen e pandemisë”, titullohet raporti.

Në raport theksohet se shembja e TK ishte një ogur i keq për nisjen e negociatave.

Ndërsa në analizë listohen katër shkelje ligjore me rastin e shembjes së Teatrit Kombëtar.

E para, votimi nga Këshilli Bashkiak nuk është i ankoruar në ligj. Këshilli Bashkiak mund të marrë vendime vetëm për atë që i përket Bashkisë. Në këtë rast, Bashkia ka në pronësi truallin ku ndodhej Teatri, jo ndërtesën.

Së dyti, edhe klasifikimi i Teatrit si një godinë e rrezikshme është një akt juridik administrativ, i cili duhet të kalojë më parë nga instancat gjyqësore. Këshilli Bashkiak në të kundërt është një institucion politik dhe nuk ka kompetenca për të nxjerrë akte juridike që parashtrohen nga një institucion qeveritar.

Së treti, është e paqartë se si u zhvillua votimi. Asnjë njoftim publik për mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siç e kërkon ligji, nuk është publikuar.

Së katërti, një vendim i Këshillit Bashkiak hyn në fuqi dhjetë ditë pas shpalljes dhe jo me efekt të menjëhershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Uah21/05/2020 11:30

Ku dini ju gjermane nga ligjet e Ramsesit, gjithe Europa enderon nje udheheqes si ky,vertet bipolar por e ka bere Shqiperine fanar ndricues per boten.

Shto koment

Denonco