Takimi/ Meta: Shembja e Teatrit, provokim për demokracinë dhe opozitën

Takimi/ Meta: Shembja e Teatrit, provokim për demokracinë dhe opozitën

10:37, 21/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ashtu siç u njoftua dje zhvilloi sot takimin me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj, i cili përfundoi pak më parë. Takimi u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ku krijon mundësinë e distancimin social duke qenë se vendi është edhe në gjendje të fatkeqësisë natyrore nga COVID-19.

Në fokus të këtij takimi mësohet se kanë qenë tema të aktualitet politik

NJOFTIMI ZYRTAR

Presidenti Meta pret në takim kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti sot me kërkesën e Tij në Pallatin e Brigadave, kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar.

Presidenti Meta i falenderoi për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19.

Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni21/05/2020 12:31

jo provokim por atentat e per kete duhet vepruar, qe te mos shikojme ndonje faqe tjeter nga projekti "s'keni parë gjë akoma

t21/05/2020 10:50

Shpernda kuvendin o mete dhe mos e zgjat me.

Shto koment

Denonco