'Tallashi' te Teatri Kombëtar/ Studiuesi thumbon Ramën: Edhe ai e di çfarë ishte, por nxjerr të rinj të 'krahut të mesit'

'Tallashi' te Teatri Kombëtar/ Studiuesi thumbon Ramën: Edhe ai e di çfarë ishte, por nxjerr të rinj të 'krahut të mesit'

23:01, 20/05/2020
A+ Aa A-

Studiuesi Aurel Plasari, i ftuar në "Opinion", ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se, nuk mund thotë se nuk mund ta quash kurrë tallash materialin me të cilin ishte ndërtuar Teatri Kombëtar.

Sipas tij, një material i tillë ka shkëlqyer në Evropë në atë periudhë.

Plasari shtoi se, edhe kryeministri Rama e di këtë por nxjerrin disa të rinj që e konsiderojnë materialin të tillë apo kazermë të ushtrisë italiane, kur në fakt sipas tij, nuk ka qenë kurrë e tillë.

"Një njeri që ka ardhur nga fusha e artit, që ka një minimum artisti, profesionisti, pedagogu, nuk mund të thotë se pupuliti, plepi me cimenton e veçantë ka shkëlqyer nëpër Evropë, nuk mund t’i thotë tallazh se nëse mbetën artist, nëse kësaj i thua tallazh po pikturën çfarë mund t’i thuash. Ata e dinë. Nxjerrin ca kalamaj. Del njëri që thotë se ka qenë kazermë i ushtrisë italiane. Kazermë nuk ka qenë kurrë. Krahu i djathtë i Ramës, krahu i majtë ose krahu i mesit", tha ndër të tjera Plasari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco