Publikon fotot e rralla të Teatrit Kombëtar/ Plasari: 'Pse duhet gënjyer?'

Publikon fotot e rralla të Teatrit Kombëtar/ Plasari: 'Pse duhet gënjyer?'

22:44, 20/05/2020
A+ Aa A-

Studiuesi Aurel Plasari, ka sjelle detaje dhe foto interesante nga historia e Teatrit Kombëtar, godina e të cilit u shemb më 17 Maj.

'Pse duhet gënjyer?', pyeti Plasari gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion”, ku solli elementë të historisë së godinës, që u projektua që në vitin 1938, pikërisht për qëllime artistike dhe kulturore.

“Flitet për projektin e themelimit të rrethit italo- shqiptar “Skënderbeg”  nga mbreti Zog në vitin 1938. Është krijuar një komision, një status dhe po hidhen përvijimet e projektit.  Njoftimi i përurimit është në 31 Maj 1939. Vendimi thotë për të promovuar bashkëpunimim kulturor, artistik, shkencor etj, midis dy vendeve. Konceptimi ishte dy seksione. Seksioni A iu kushtua kryesisht kinemasë, teatrit dhe muzikës. Ishte dhe seksioni shkencor. Në seksionin shkencor u vendos Instituti i Studimeve Shqiptare, themelimi i studimeve albanologjike në Shqipëri, i trashgëuar në ‘46 edhe nga institutet që u krijuan nga regjimi tjetër”, tregoi Plasari, ndërsa bëri me dije, se arkitekti Xhulio Berte në atë periudhë ishte vlerësuar për prirjen e tij futuriste.

Më tej, ndërsa sjell edhe imazhe krejt të veçanta të ambienteve të brendshme të teatrit, Plasari kujton edhe pllakat e mermerit në kombinim e ngjyrës së kuqe dhe të zezë.

“Seksioni i dytë ishte klubi i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, ka një zonë për kafe dhe një zonë ku lexohen gazetat. Në mes të dy godinave dhe në fund ishte një palestër bashkëkohore. Dyshemeja ka qenë me pllaka mermeri të kuqe dhe të zeza”, tregoi Plasari.

Në rrëfimin e tij, historiani mohoi faktin e artikuluar së fundi se teatrit i mungonte gardëroba, dukë bërë të ditur që ajo ndërtesë ka qenë e pajisur edhe me garderobë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Alfons Malo21/05/2020 17:19

    z. Aurel! Ju kam ndjekur me shume vemendje tek Fevziu . Je jo veten Historian por edhe intelektual per te patur Zili! Keto figura ,politika i le jashte. Keshtu eshte vepruar edhe ne kohen e komunizmit .Kryetar e sekrear beheshin ata pa shkolle, dhe drejtonin intelektualet me arsim te larte.Nje kopje te ketyre fotografive dergoja rames,nje kopje Aktoreve dhe nje kopje presidentit. As presidenti nuk e mbante mend kur si ish kryeminister e ka perfshire teatrin si objekt i mbrojtur nga shteti .Çoji nje kopje ta kete per ne gjykaten kushtetuese

    Shto koment

    Denonco