'Këshilli i Turpit'/ 'Ja sa paga marrin në shtet ata që firmosën pro shembjes së TK

'Këshilli i Turpit'/ 'Ja sa paga marrin në shtet ata që firmosën pro shembjes së TK

18:29, 20/05/2020

Gjatë fjalës së saj para protestuesve, aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Mirela Karabina lexoi emrat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak Tiranë që votuan pro prishjes së Teatrit Kombëtar.

Me një foto të tyre ku shkruhej "Këshilli i Turpit", Karabina tregoi se sa punë bëjnë në shtet këta anëtarë të Këshillit.

“Ky është pushteti i krimit dhe ne jemi tek vendi i krimit. Nuk ka pasur aspak të drejtë të ceket Teatri Kombëtar. Ky krim që ka ndodhur tek Teatri ka fytyrë. Fytyra e fundit është Edi Rama. Erjon Veliaj ka bërë krim, duke rrezikuar jetën e njerëzve. Këta janë turpi i Shqipërisë, turpi i qytetit. Janë këto drejtorë e zyrtarë që marrin para kushedi nga rruga të tjera. Erjon Veliaj duhet të japë dorëheqjen. Plarent Ndreca që është anëtar në katër borde, Toni Gogu, Vjollca Braho, Mira Rakacolli, Violeta Koka, Adrian Civici, Aldrin Dalipi Rovena Voda, Romina Kuka, Julian Hodaj, Abert Nikolla, Ervin Mete.

Dua t’i poshtëroni sa herë t’ju thuhet emri. Janë këta që firmosën për prishjen e Teatrit. Oltion Rrumbullaku, Artan Sula, Ornela Cuci, Ermira Gjergji janë disa emra që janë edhe në ministri, edhe në institucione të Bashkisë, kudo, Etjen Xhafaj, Redi Shtino, Blerina Doracaj, Enis Hoxha, Alketa Lila, këshilltarja e Arbër Maznikut. Këto janë disa emra që kujtojnë se kanë marrë në dorë fatet tona e kanë firmosur krimin. Të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak të japin dorëheqjen e të dalin para drejtësisë. Edi Rama të japë dorëheqjen e të dalë para drejtësisë sepse është ideatori”, tha Karabina.

LISTA:

Luan Bregasi, Shoqata ”Biznes Albania”, Anëtar Bordi i “AIDA” ku qeveria jep fondet e PPP-ve dhe në 2 borde të tjerë.

Plarent Ndreca, Sekretar në Ministrinë e Brendshme, kryetar i tenderëve të Shqipërisë, anëtar në 4 borde shteti.

Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Konsulent në BSH dhe anëtarë në 2 borde shteti.

Vjollca Braho, Drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor (ISHSH), anëtare në 5 borde shteti.

Mira Rakacolli, Zv/ministre e Shëndetësisë, kryetare e komitetit të Ekspertëve të Luftës “Covid-19”, anëtare në 3 borde shteti dhe gruaja e drejtorit i të spitalit “Shefqet Ndroqi”-Tiranë.

Joleza Koka, specialiste investimesh në Ministrinë e Shëndetësisë; dhe këshilltare në ISSH.

Adrian Civici, Ish-Anëtar Bordi i BSH, ish president i UET, Dekan “Universiteti Mesdhetar”, konsulent i Ramës dhe anëtar në 2 borde shteti.

Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut-Tiranë, anëtarë në 3 borde shteti për pronat.

Besfort Lamallari, Zv/ministër i Brendshëm dhe Prefekt i Shkodrës, anëtar në 2 borde shteti.

Teuta Vodo, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.

Romina Kuko, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.

Julian Hodaj, Zv/ministër i Brendshëm dhe anëtar në 3 borde shteti.

Albert Nikolla, Këshilltar i Kryeministrit dhe anëtar në 3 borde shteti.

Bardhylka Kospiri, Zv/ministre e Shëndetësisë dhe anëtare në 2 borde shteti.

Sonila Qato, ish-Drejtore e Rrugëve, këshilltare e Belinda Ballukut, anëtare në 2 borde shteti.

Arta Dollani, Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe anëtare në 3 borde shteti.

Ervin Mete, Kryetar i Mbikëqyrjes Financare, anëtar në 3 borde shteti.

Klodiana Beshku, Këshilltare e Edi Ramës në Ministrisë e Jashtme, anëtare në 2 borde shteti.

Oltion Rrumbullaku, Zv/ministër i Arsimit, anëtar në 2 borde shteti.

Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, anëtar në 2 borde shteti.

Dajna Sorensen, Zv/ministre e Financave dhe anëtare në 2 borde shteti.

Eridian Salianji, Ish- Zv/ministër Drejtësie, Jurist i PS në KQZ, anëtar në 2 borde shteti.

Ornela Çuçi, Zv/ministre e Mjedis-Turizmit, anëtare në 2 borde shteti.

Frida Krifca, Drejtore e AZHBR (Fondet Bujqësore) dhe anëtare në 2 borde shteti.

Ermira Gjeçi, Zv/ministre e Bujqësisë, anëtare në 2 borde shteti.

Etjen Xhafaj, Zv/ministër i Jashtëm, anëtar në 3 borde shteti,

Koli Bele, Jursit i PS, ish-Sekretar në 3 Ministri, anëtarë në 4 borde shteti.

Redi Shtino, Zv/ministër Arsimi, anëtar në 2 borde shteti

Blerina Doracaj, Ish-drejtore e Përgjithshme e Hipotekave, tani zyrtare në PS.

Hantin Bonati, Zv/ministër i Energjisë, anëtar në 3 borde shteti.

Enis Hoxha, Zv/drejtor i Hiptekave, anëtar në 2 borde shteti.
Alketa Hila, N/drejtore e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, anëtare në 2 borde shteti.

Egert Vargu, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Maura Linadi, Koordinatore Kombëtare për votuesit për herë të parë, FRESSH.

Sara Shameti, kordinatore e FRESSH, për lëvizjet stundentore, këshilltare e Arbi Maznikut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Usa23/05/2020 17:55

Jashteqitjet e KOMBIT !! I denofshin AHET TONA !! ZOTI DO MARRE HAK !!

Olsi22/05/2020 11:41

O L.Basha,në këto kushte,qeveria rrëzohet me dhunë.Kush nga përfaqësuesit e SH.B.A apo B.E.më tregon rrugë tjetër për të rrëzuar E.Ramën

Lleshi20/05/2020 21:21

Jane te pazevendesueshem , me aw roga sa .arin aya shesin jo vetem dinjitetin por edhe prapa icen tek Lali Eri.

Shqiptari20/05/2020 21:13

I MBANI SHENIM MIRE KETA EMRA NDYRESIRASH!!! DO T'I KTHEJNE TE GJITHA PARATE KOKERR ME KOKERR! QINDARKE ME QINDARKE!! NGA NA POLLI KJO LOJA ME BORDE???!!!! SECILI NE 2,3 DHE 4 BORDE!!!!

xj20/05/2020 19:58

perkthejeni ne leke se njerzit nik e kuptojne se sa paguhen per te qene neper borde

Imprenditori20/05/2020 19:39

Ndihem i fyer qe nje kryetari i shoqates se Bisnes Albania dhe njekohesisht imprenditor ne turizem etj, z.Luan Bregasi ka firmosur prishjen e teatrit. Si mund ta kete bere kete, si mund ta kete lejuar veten te mbulohet me turp. Eshte perdorur keq nga Erjon Uria Hipi, ky turp do ta ndjeke pas, faqezi!

renci20/05/2020 19:26

po per ate prefeken e leshit pse nuk kujtohet njeri a e ka konfirmuar kete palo vendim te ketij keshilli turpi dhe brenda sa oresh eshte vlersuar ligjshmeria se helbete su priste puna krimineleve.

Art20/05/2020 18:43

Mbeturinat e kombit

Shto koment

Denonco