Kush është miku i Edi Ramës, ‘enigmatiku’ Sinan Idrizi që i mori bosit turk 3.5 mln dollarë?

Kush është miku i Edi Ramës, ‘enigmatiku’ Sinan Idrizi që i mori bosit turk 3.5 mln dollarë?

12:40, 20/05/2020

Adnan Polat është një nga biznesmenët dhe miliarderët, më të njohur në Turqi dhe më gjerë. Por pavarësisht kësaj ai së fundmi ka rënë pre’ e një ‘biznesmeni’ shqiptarë të shfaqur nga hiçi në vitin 2014 dhe që si aktivitet të vetëm ‘biznesi’ që i njihet është miqësia, me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Mediat turke kanë raportuan këtë të mërkurë, për një skandal mashtrimi ndaj biznesmenit të madh Adnan Polat. Protagonist është pikërisht, Sinan Idrizi, i cili fillimisht ka qenë edhe aksioneri më i madh i Air Albania kur u themelua, por që papritur me një lëvizje mafioze, shiti vetëm pak kohë më pas shumicën e aksioneve.

Njoftohet se Idrizi i ka marrë pronarit të klubit të famshëm të futbollit ‘Gallasatarai’ plot 3.5 milion dollarë me premtimin, se do të blinte për interes të tij një kompani nafte. Por pas një pritje të gjatë, mashtrimi ka dalë dhe tani Adnan Polat nuk ka as kompaninë dhe as shumën e madhe të parave. Kjo ka bërë që avokatët e tij të depozitojnë një padi në prokurorinë e Stambollit, kundër Idrizit.

Por kush është njeriu ‘enigmatik’, Sinan Idrizi?

Kompania e Sinan Idrizit, e cila u vendos personalisht nga Rama dhe Erdogan si pjesë e rëndësishme e ‘Air Albania’ deklaroi një kapital qesharak themeltar, prej rreth 100 mijë euro dhe ishte në pronësi të plotë të tij. Por kush është ky i fundit, çfarë biznesesh ka dhe përse Edi Rama zgjodhi pikërisht atë, për ti falur një copë të madhe nga projekti që pritet të gjenerojë dhjetëra miliona euro në vit?

Idrizi është një emër, krejtësisht i panjohur për biznesin publik shqiptarë. Ai rezulton, pa asnjë aktivitet në Shqipëri. Gjithashtu vetë Idrizi nuk ka deklaruar dhe as pas kërkimeve nëpër burime të hapura, nuk  figuron të ketë ndonjë biznes në ndonjë shtet tjetër të botës. Pak kohë më parë në disa dalje publike, ai ka thënë në tym (asnjë të dhënë konkrete, apo referencë), se ka lidhje biznesi në Turqi, ku ka jetuar për shumë vite përpara se të kthehej në Shqipëri në vitin 2014, menjëherë pasi PS fitoi zgjedhjet.

I vetmi aktivitet ‘biznesi’ që publiku shqiptar e lidh me emrin e tij është fakti, se që nga viti 2014 Idrizi u bë një nga pronarët dhe administrator i Klubit të Futbollit Flamurtari. Por edhe në këtë klub problemet finaciare  kanë qenë të shumta, duke filluar që nga mos pagesa e pagave për futbollistët.

 Sidoqoftë, askush nuk e di se nga vinin paratë, me të cilat ai ka financuar me humbje ekipin e Flamurtarit.

Gjithashtu ai është bërë ‘i famshëm’, sepse si president i Flamurtarit, u dënua në muajin maj 2018 nga Federata Shqiptare e Futbollit për të mos marrë pjesë për 16 muaj në asnjë aktivitet sportiv, për ushtrim dhune ndaj një gjyqtari.

Nëse bën një kërkim të shkurtër në Google, ajo që bie në sy është se Sinan Idrizi ka qenë i pranishëm në disa takime e presidentit turk Erdogani me drejtorin Ekzekutiv të ‘Turkish Airlines’, Ilker Ayci, të zhvilluara shumë më herët se Edi Rama, të hidhte idenë e krijimit të ‘Air Albania’.

 Ngelet mister, por njëkohësisht është edhe një gjurmë për tu hetuar sidomos pas këtij skandali të fundit në Turqi, nga organet ligj-zbatuese, pasuria e Idrizit dhe veçanërisht arsyeja se përse kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan, zgjodhën pikërisht Idrizin që të jetë ortak me dy kompanitë respektive shtetërore, ‘Albcontrol sha’ dhe ‘Turkish Airline’.

Cila ishte arsyeja që Edi Rama përfshiu në këtë projekt historik, siç thotë edhe vetë, ‘MND Investment’ të Idrizit, kur kjo ishte një kompani e posa krijuar, pa kapital dhe pa asnjë përvojë në çdo fushë biznesi, e aq më pak në fushën e transportit ajror?!

Gjithë ky ‘mister’ shtohet edhe  më shumë nga tërheqja e papritur nominale e Sinan Idrizit, nga ‘Air Albania’ si aksionier i vetëm i një prej 3 kompanive që kanë marrë koncesionin PPP, ende pa nisur puna.

Kjo tërheqje formale me 70% të aksioneve (aksionet kalojnë në Turqi dhe në rrethin familjar) duke u rikthyer në hije, prapa perdes, a ka lidhje me misterin e pasurisë së tij dhe lidhjet okulte në Turqi?!

Skandali i fundit që po bën bujë në Turqi, pasi Idrizi ka mashtruar dhe vjedhur një nga biznesmenët më të mëdhenj të atij vendi me 3.5 milion dollarë në një dorë, ndoshta do të shërbejë edhe për organet e drejtësisë në vendin tonë për të mësuar më shumë për aktivitetin real dhe ‘pasurinë’ e Idrizit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gnjj20/05/2020 13:32

sa spiuna vullnetare ka shqiperia

Edlir Rameta20/05/2020 13:13

JU KAM KOMENTUAR ME PARE PER "PASURINE"DHE VEPRIMTARINE E SINAN IDRIZIT.PO JUA RENDIS ME RADHE. SINAN Idrizi Pasi emigroi nga shqiperia per ne Turqi u vendos te disa familjare te tije ne qytetin e Bursas ne turqi, familjaret e Sinanit ishin prej kohes se pushtimit ottoman ne turqi dhe kanë ne pronesi te tyre fabrika tekstili ketu fillon dhe pasurimi Sinanit pasi u vendos ketu pas 3 vitesh u çuditerisht u be aksioner ne nje nga keto fabrikat me pronesi 35 %te aksioneve, pas kesaj Sinan Idrizi u lidh me mafien Iraniane ku ju bente pastrimin e parave te kontrabandes se naftes, kegribarit, shafranit etj., dhe krijoi disa pika exchange ne bursa e stamboll. Pasi filloi te punonte per Iranianet u njoh me Akan Furkan njeriun e sherbimeve sekrete te Turqise krahu i djathte i Erdoganit ketu pastaj filloi njohja me Erdogan dhe Edi Ramen. Me pas Sinan u be perfaqesus I Atlas global nje kompani ajrore Turke qe ka 3 vjet qe ka falimentuar(atlas global eshte sponsuri kryesor I Flamurtarit.Tani te vime te vjedhja e Bussnesmenit Turk Adnan Polat po Sinan Idrizi beri per disa kohe me Adnan Polat disa kontrabandime nafte, oil,por duket kohet te fundit me renien e çmimit të naftes Adnan Polat kërkon parate dhe jo nafte. Sinan Idrizi eshte miku i Akan Furkan njeriut te sherbimeve sekrete Turke dhe miku I mafies Iraniane. Pasuri ka?! Pare te zeza sepse aktivitete pervec exchange dhe disa karburanteve nuke ka te tjera.

Shto koment

Denonco