Reagimet për Teatrin/ Pse SHBA nuk është më si dikur

Reagimet për Teatrin/ Pse SHBA nuk është më si dikur

10:51, 20/05/2020

Mëngjesin kur u shemb Teatri Kombëtar, shumë njerëz mbushën me komente feed-in e Ambasadës Amerikane në Facebook. Ata ishin shumë të zemëruar me heshtjen e SHBA.

Por u deshën dy ditë që ambasada amerikane të dilte me një koment, pas takimit të ambasadores Yuri Kim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ky i fundit, si zakonisht, bëri po ashtu një postim ku la të kuptohej si gjithmonë se ndërkombëtarët i ka në krah.

Por përse u habitën njerëzit nga heshtja e gjatë e SHBA? Aq më shumë nga një reagim, të cilin nuk dinë as si ta lexojnë?

Arsyeja është se SHBA është parë gjithmonë si lider në reagimet e saj për zhvillimet në vend. Sa herë ka ngjarje, SHBA reagon e para dhe më pas vijnë reagimet nga ambasadat e BE.

Këtë fakt e nënvizon edhe analisti amerikan, David Phillips në një intervistë për VOA.

“Sigurisht qeveria (amerikane) duhet t’i shprehë pikëpamjet e veta. Nëse ndjehet e indinjuar nga masat e marra nga qeveria Rama, duhet të flasë. Sapo mora vesh se ç’po ndodhte, unë kontaktova ambasadoren në Tiranë, për ta pyetur nëse ambasada kishte nxjerrë ndonjë deklaratë. Deri në momentin e kësaj interviste (të hënën në mbrëmje me kohën e Shqipërisë), nuk kam marrë përgjigje. Kjo më bën të shtroj pyetjen nëse qeveria amerikane ishte informuar paraprakisht dhe nëse po, çfarë sinjali i dërguan Edi Ramës. Sinjali që duhej të ishte dërguar, duhet të ishte ai i negociimit të mosmarrëveshjeve, i zgjidhjes paqësisht të tyre dhe i bashkëpunimit mes qeverisë dhe shoqërisë civile. Nuk e di nëse qeveria amerikane e ka përçuar atë mesazh, por unë dua që ta përcjell këtë mesazh tek shikuesit tuaj. Është koha për bashkëpunim, jo konfrontim.

Po ashtu, kur flasim për Shqipërinë, qeveria amerikane duhet të udhëheqë. Ne duhet të përcaktojmë axhendën dhe vendet evropiane të ndjekin. Ne nuk duhet të jemi të fundit që të shprehim qëndrimin tonë. Ne duhet të jemi në krye, duke bërë thirrje për demokraci më të fortë dhe për dialog. Ky është nga ato lloj incidentesh ku zëri i Amerikës duhet të dëgjohet,” tha Phillips.

Askush nuk di të thotë me saktësi se çfarë është biseduar mes Kim dhe Ramës. Por publikisht shihet se amerikanët nuk janë më si dikur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo21/05/2020 17:59

Kjo ka marre pjesen per te mos folur

Shqiptari20/05/2020 15:56

NUK KEMI PARE ASNJE NDRYSHIM APO QENDRI NDRYSHE TE POLITIKES AMERIKANE NDAJ QEVERISE SHQIPTARE QE NGA ARVIZU DHE DERI TEK KJO E FUNDIT KIM!!! TE GJITHE NJESOJ!!! ALEATE TE QEVERIVE TE KORRUPTUARA DHE ANTIPOPULLORE!! SHBA DHE BE NUK JANE KURRE ME POPULLIN, ME LIRINE DHE ME DEMOKRACINE, POR JANE ME QEVERINE!!! TE GJITHE TE KORRUPTUAR!!! SECILI MENDON TE MBUSHE THASET ME MILIONA EURO DHE DOLLARE NE SHQIPERI DHE TE IKE!!! KJO ESHTE MJAFT TRAGJIKE PER POPULLIN SHQIPTAR!!!

Shqiptari20/05/2020 15:53

O POPULL SHQIPTAR!!! AKOMA NUK E KENI KUPTUAR QE RENDI AKTUAL BOTEROR KA 25 VJET QE KA MARRE FUND!!! ESHTE I KORRUPTUAR SHUME KEQ!! AS SHBA NUK ESHTE ME SI DIKUR! AS BE NUK ESHTE ME SI DIKUR! AS GJERMANIA NUK ESHTE ME SI DIKUR! AS ITALIA NUK ESHTE ME SI DIKUR! AS FRANCA NUK ESHTE ME SI DIKUR!!! SOT JANE TE GJITHE SOROSIANE! KOMUNISTE! SHOQERI E SHQYER DHE E SHPARTALLUAR! SHOQERI PA PARIME! SHOQERI PA MORAL! SHOQERI PA ASNJE NDJESHMERI NJEREZORE!!! JU E PATE VETE. NUK SHPERTHEU LUFTA E TRETE TRADICIONALE BOTERORE POR U ZEVENDESUA ME COVID-19!!!! ME MIRE QE NUK SHPERTHEU AJO LUFTE E MALLKUAR!!! ME MIRE COVID-19 SE SA NJE LUFTE BOTERORE USHTARAKE DHE ATOMIKE!!! POR GJITHSESI, SOT KA ARDHUR KOHA PER NJE NDRYSHIM TE MADH TE RENDIT BOTEROR!! SEPSE SHUME GJERA NUK SHKOJNE! SHUME GJERA KANE ECUR KEQ!!! DUHET NJE RESTART I SHOQERISE DHE RENDIT BOTEROR BAZUAR NE TEKNOLOGJINE E LARTE!!! SOT NUK QAN ME ASKUSH KUR VDES NJE NJERI, POR QESH DHE LUMTUROHET SE U LARGUA NJE KRIJESE APO GJALLESE E TEPERT!!! NUK KA ME HUMANIZEM! NUK KA ME DREJTESI!! JANE PRISHUR TE GJITHA EKUILIBRAT DHE MORALI I SISTEMIT DEMOKRATIK! SOT NGA NJE SHBA, BE DHE GJERMANI ANTI-KOMUNISTE, KEMI NJE SHOQERI TE DEGJENUAR SOCIALISTE!!! EDHE TE ASHTUQUAJTURIT "E DJATHTA EVROPIANE DHE AMERIKANE" JANE THJESHT FASADE E NJE SHOQERIE TE DEGRADUAR DHE TE INFEKTUAR MAJTISTE!!!

Leka 20/05/2020 14:19

Stafi i ambasadës amerikane është ende i vjetri dhe dihet mirë që janë të përzgjedhurit e famëkeqit George Soros. Kështuqë mosreagimet e ambasadores nuk duhet të na habisin.

mos e vrisni mendjen20/05/2020 13:16

lerini budallalleqet dhe merrni fatet tuaja ne dore. mjaft me amabasaden amerikane. po pritet ameriken do prisni si venezuela me chavezin. rrezoni kafshen edi rama me cdo mjet dhe arme dhe as mos e rruani per amabasaden amerikane. po pse mor te mbaruar vertet mendoni se po rrezuat edi ramen do vije ushtria amerikane tju vrase?? as nuk do ta caje njeri k... ne amerike per te.

t20/05/2020 12:00

Strukturat e politikes se jashtme te shba,jane akoma te mbushura me mercenare te sorosit,si palmer,grenel,Lu,Kim etj.Keta jane persona te veçante,me te cilet eshte masbtruar Trump,ose ai as qe ja fut npordhe Shqiperise dhe ky perversi yne perfiton

Keli20/05/2020 11:35

Pse mendon ndonje qe turinjte qe vijne tek ne si dipllomat te mirfillt (vend i vogel me interesa te vogla aq sa kthehen ne lojra personale te ketyre turinjve) po me mire mos me pa shume cfare se cfare u vjen e gatshme te deklarojne.

Shto koment

Denonco