Basha: Koha jo thjesht ta largojmë Ramën, por ta ndëshkojmë atë dhe shërbëtorët e tij

Basha: Koha jo thjesht ta largojmë Ramën, por ta ndëshkojmë atë dhe shërbëtorët e tij

22:20, 19/05/2020
A+ Aa A-

Nga emisioni Tempora në Ora News, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se është koha jo thjesht për të larguar Ramën po për ta ndëshkuar atë dhe shërbëtorët e tij.

‘Edhe në media europiane edhe  institucionet europiane kanë folur sot dhe dje me mesazhe shumë të qarta. Eshtë e dhimbshme që të humbë një sakrificë e tillë  Eshtë e dhimbshme që gjërat duhet të shkonin deri këtu. Dhe jam dakort  që ky është një çmin shumë i lartë për t’u paguar, për të ndërgjegjësuar dhe vetëdijësuar Bashkimin Europian që kemi te bëjmë me një autokraci, me një kakistokraci.

Po ky është çmimi i një beteje të cilin kemi 7 vite që e paguajmë. Imagjino si do të ndiheshin në vendin tim ku për vite me rradhe denoncoje të keqen dhe në vend që të arrije vetëdijësim dhe veprimn, për shkak të vendosjes së stabilitetit mbi demokracinë shikoheshim ne si delja e zezë, shikoheshim ne si problem dhe jo ata që sollën kriminelët në Parlament, jo ata që e mbushën vendin me drogë, jo ata që shkatërruan ekonominë dhe vendet e punës, që çuan 500 mijë veta në azil që ia nxinë faqen Shqipërisë.

Që siç e di fare mirë imazhi i bashkëatdhetarëve të mi, i qindra mijëra bashkëatdhetarëve të mi të ndërshëm është nxirë dukë përfshirë  në vendet ku ndodhesh ti (Hollandë) dhe në vende të tjera për shkak të veprimeve të kësaj qeverie.

Tani është koha që të kthejmë faqen dhe të kthejmë faqen do të thotë jo thjesht ta largojmë Ramën, por ta ndëshkojmë Ramën. Jo thjesht të largojmë shërbëtorët e tij, por t’I ndëshkojmë shërbëtorët e tij. Jo thjesht të largojmë të korruptuarit jo, por t’I ndëshkojmë të korruptuarit. Ky është parakusht që vendi të ecë përpara. Fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe kjo është një nga produktet më tejet konsensuale me mbështetjen më të madhe popullore që ka gjeneruar akti barbar me Teatrin Kombëtar.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco