Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kërcënohet Adi Krasta/ Ja kërkesa e gazetarit për ambasadoren Yuri Kim

Kërcënohet Adi Krasta/ Ja kërkesa e gazetarit për ambasadoren Yuri Kim

22:00, 19/05/2020
A+ Aa A-

Gazetari dhe moderatori i “A-Show” në Syri TV, Adi Krasta ka qenë një ndër mbrojtësit më të flaktë të Teatrit Kombëtar dhe sigurisht, mëngjesin e 17 Majit, kur godina në fjalë u sulmua pabesisht me një operacion të mirëfilltë ushtarak, reagimi i tij ishte shumë i ashpër.

Por siç duket ky reagim i Krastës nuk i ka pëlqyer disave, e për më tepër një shqiptari që çuditërisht jeton në SHBA.

Image

Krasta e publikoi në programin e sotëm mesazhin kërcënues të tij duke i dërguar edhe një kërkesë ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

"Ti thotë dikush ambasadores Yuri Kim, që sipas rregullave protokollare të shkojnë dhe ti tërheqin veshin dhe ti tregojnë se ç’është mënyra e mirë e të sjellurit. Të më nisë një ndjesë ta publikojë në emisionin e rradhës. Ta shoh se si e ka formulimin se, militantët shpeshherë kanë një formulim...", tha Krasta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin 19/05/2020 23:20

Enkeland Qato jeton ne Woburn, MA, USA. (kjo e dhene eshte ne public domain) dhe eshte tek 30-t.

Martin 19/05/2020 23:13

Le ta kërkoje nepermjet ambasades se USA-s ne Tirane. Nese kercenon keshtu pa pike drojtje (tregon emer mbiember) neser mund te jete i rrezikshem per vete USA-s. FBI duhet ta marre seriozisht...

Shto koment

Denonco