Studiuesja për A-Show: Ata që fituan mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar mos të fitojnë edhe lavdinë e këtij akti

Studiuesja për A-Show: Ata që fituan mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar mos të fitojnë edhe lavdinë e këtij akti

21:36, 19/05/2020
A+ Aa A-

Studiuesja e historisë së mendimit politik, Adela Halo, nga Londra për A-Show, foli për atë që po ndodh me shembjen e Teatrit

‘Ajo që po kuptoj është se nuk paska një konsensus publik kaq të madh sa thuhet mbi këtë akt.

Ata që fituan mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar mos të fitojnë edhe lavdinë e këtij akti.

Teza e parë që më ka bërë përshtypje është ligjshmëria e aktit.

Kryetari i bashkisë dhe kryeministri i mëshojnë më shumë shumë kësaj teze për të thënë që fakte janë me ata dhe kundër protestuesve.  

Ta nisim nga viti 2018, me aktet që na kanë sjellë.

Qeveria shpalli që kishte një ofertë të pakërkuar nga Fusha shpk dhe një projekt për ndërtimin dhe me kulla.

Dhe për këtë u kalua edhe ligji. Ndërsa ligji i dytë hapte verbalisht konkursin.

Mesa jam informuar mbii këtë teknikalitet po ndërton argumentet edhe Bashkia

Ligji i dytë foli për një konkurs. Dini gjë ka ndonjë konkurs.  Unë nuk di,

Kjo është pranuar edhe nga qeverisja vendore dhe qëndrore.

Është pranuar që ideja e Fusha shpk do të jetë.

Kjo mua më bën habi që një bashki që hiqet inovatore të mos bëj publike një mbledhje online të Këshillit Bashkiak.

Një tjetër fakt që nuk bën sens.

Ju më thoni për një ide ku shkatërrohet investimi dhe pastaj konceptohet projektideja.

Nuk ka ende detaje mbi këtë projektide.

Qeveria dhe bashkia po i mëshojnë faktit që procesi ka qene konsultativ.

Është e verëtetë që ka ndodhur 12 tryeza me artisët.

Veliaj quajti referendum për teatrin fitoren në zgjedhjet e qershorit. Por nuk mund të quash referendum një pronë që nuk ke, të cilën e ke marrë një vit më pas në maj të vitit 2020.

Këto nuk i qëndrojnë analizës.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco