Shpërthen ish-ministri: Kujt i plasi mor aman se ç’thotë Ambasada Amerikane? BE po na e thotë troç, në cilën by*** rri…

Shpërthen ish-ministri: Kujt i plasi mor aman se ç’thotë Ambasada Amerikane? BE po na e thotë troç, në cilën by*** rri…

21:16, 19/05/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një reagimi në rrjetet sociale, thotë se është i habitur nga vëmendja që i kushtohet asaj që thuhet nga ambasada amerikane, teksa shprehet se Bashkimi Europian ia ka thënë troç Shqipërisë, çdo ditë e më qartë që jemi larg nga tryeza me ta.

Ish-ministri vë në dukje se Ambasadës Amerikane, druri i qeverisë ndaj popullit të vet i duket shëndet.

“Kujt i plasi mor aman se ç’thotë Ambasada Amerikane! Të thotë more ç’të dojë!”, shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë i Manjanit:

Sinqerisht nuk e kuptoj këtë super vëmendjen mediatike se “çfarë po thotë ambasada amerikane”?!

Duam të negociojmë me Europën dhe presim ça do thotë Amerika?! Në cilën bythë rri kjo logjikë kjo?! BE po na thotë troç, çdo ditë e më qartë që jemi larg nga tryeza me ta. Këto ditë madje jemi larguar edhe më shumë.
Kujt i plasi mor aman se ç’thotë Ambasada Amerikane! Të thotë more ç’të dojë!

Vendi duhet bërë gati për tu ulur në tryezë me Europën. Ky është objektivi. Për ta arritur këtë objektiv nuk do marrim leksione nga ambasada e një vendi jo Europian. Aq më tepër kur kësaj ambasade druri i qeverisë ndaj popullit të vet i duket shëndet! Apo kur sundimi i një njeriu i duket Rule of Law!!!!

Është kaq e thjeshtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kokepalari21/05/2020 22:25

mund te rrosh edhe pa vajtur ne Ameriqi !!

Deni20/05/2020 03:15

I putana i ameriki Thone greket

altini19/05/2020 21:45

Ylli, tash po ta ndalojne edhe ty hyrjen ne Amerike ..................

Shto koment

Denonco