Nuk ndihem i tradhëtuar/ Budina: Shumë socialistë kanë shprehur hidhërimin ….

Nuk ndihem i tradhëtuar/ Budina: Shumë socialistë kanë shprehur hidhërimin ….

19:36, 19/05/2020
A+ Aa A-

Regjisori i njohur Edmond Budina ishte i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News për të folur në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit.

Regjisori e nisi bisedën e tij në studio me një përshkrim të vendit ku tani janë rrënojat e teatrit.

“Kalova sot aty afër teatrit të shembur dhe ndjeva një dhimbje të madhe teksa shihja ato rrënoja dhe shumë materiale që kishin ngelur aty.

Ato materiale nuk i lëvizëm sepse unë për asnjë çast nuk mendoja se do të shembej. Ne u munduam të mbrojmë me aq sa kishim mundësi por nuk ia arritëm dot. Ata e shembën teatrin dhe ne nuk e mbrojtëm dot sepse ne nuk jemi si ata dhe nuk ishim të pajisur me mjete të rënda për të sulmuar”, tha Budina.

Në lidhje me vendimin politik për shembjen e teatrit regjisori tha një gjë interesante “ka shumë socialistë që më thonë se ky vendim nuk duhej por nuk kishim çfarë të bënim. Unë e di se kjo mazhorancë nuk ka lidhje me idenë socialiste ashtu siç e di se politika nuk do të jetë njësoj pas këtij vendimi për teatrin”.

Sa i përket ndasive për mbrojtjen e teatrit, Budina tha se nuk ndihem i tradhëtuar dhe nuk kam asgjë personale me asnjë pasi jam i bindur se secili varet nga këmbët e veta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco