Tabaku në Syri TV: Tirana nuk do të jetë më njësoj pa teatrin. Veliaj kryebetoneri i kryeqytetit

Tabaku në Syri TV: Tirana nuk do të jetë më njësoj pa teatrin. Veliaj kryebetoneri i kryeqytetit

19:32, 19/05/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje me Skype për emisionin "Ora 19", në Syri TV, ish deputetja demokrate Jorida Tabaku komentoi zhvillimet e fundit pas prishjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas saj, kryeqyteti nuk do të jetë njësoj pas ngjarjes së 17 Majit.

"Është një monument që ikën, nuk e di çfarë i ka mbetur më Tiranës. Çfarë do ti tregojmë fëmijëve tanë. Tirana nuk do të jetë më njësoj pa teatrin.

Është uzurpim i pronës publike, vjedhje, babëzi. E kanë trajtuar teatrin si një tender ose koncension dhe kjo është e pafalshme. Kanë shkelur ligjet, duke nisur nga ai i pushtetit vendor, ai i tenderave dhe ajo që është më e rëndë, është shkelur demokracia dhe jemi zyrtarisht në diktaturë", tha Tabaku.

E pyetur për ngritjen e shumë kullave në kryeqytet, Tabaku u shpreh se, e gjithë kjo bëhet për të pastruar paratë e pista.

"Janë pikërisht ato që kemi paralajmëruar me kohë. Ky që erdhi me premtimin zero ndërtime. Ky është më keq se Rama. Tha do shpëtojë Tiranën, ky është shkatërruesi më i madh i Tiranës. Kemi plot kulla në Tiranë. Rreth sheshit Skënderbej do të ketë kulla. Po prishen ndërtesa e po ngrihen kulla. Kjo nuk ka emër tjetër veçse pastrim parash. Ky po kthehet në kryebetonerin e Tiranës dhe në pastruesin më të madh të parave të drogës dhe krimit. Dhe për këtë do të mbahet mend", u shpreh Jorida Tabaku.

30 milionë euro kredi për teatrin e ri

"Nuk ka një projekt për teatrin. Më e rëndësishme është ne kuptuam se nuk ka fonde për teatrin sepse e kanë zhvatur buxhetin e shtetit. Nuk kanë marrë ende kredi se nuk të jep njeri kredi me duar në xhepa. Ishte e mjaftueshme për familjet në nevojë, ishte e mjaftueshme për të ndihmuar biznesin", tha ish deputetja demokrate. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco