Kim Mehmeti: Ambasadorja e SHBA nuk na mbron nga ‘regjimi i qelbësirave’

Kim Mehmeti: Ambasadorja e SHBA nuk na mbron nga ‘regjimi i qelbësirave’

17:04, 19/05/2020
A+ Aa A-

Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti, në një status të publikuar në FB, thotë se ambasadorja amerikane dhe kolegët e saj perëndimorë nuk kanë ardhur në Shqipëri për t’i mbrojtur ata nga regjimi.

Sipas tij, ajo mbron interesat e vendit të saj.

Mehmeti thotë se shqiptarët nuk duhet të presin që të huajt të bëjnë atë që duhet ta bëjnë vetë.

“Nuk e di kush i ka gënjyer vëllezërit tanë në Shqipëri se ambasadorja amerikane dhe kolegët e saj Perëndimorë, kanë ardhur në Tiranë për t’i mbrojtur shqiptarët nga regjimi i ‘qelbësirave të bashkuar’! Jo vëllezër, do hani dajak nga ministri ‘flokëbardhë e faqezi’ aq sa nuk ua merr mëndja, nëse nuk e kuptoni se diplomatët e huaj në Tiranë nuk janë për t’ju mbrojtur juve, por interesat e vendeve të veta!

Madje shumë nga ata nuk janë aq naiv sa ta mbyllin ‘kompaninë’ që u garanton të ardhme diplomatike e madje edhe përfitime të majme: grindjet ndër shqiptare! Andaj mos u bëni naiv e qesharak me lutjet që të huajt të bëjnë atë që ju takon vetëm juve: ta pastroni vendin nga ‘qelbësirat’ e ‘Rilindjes’, që e kanë gërditur mbarë shqiptarinë!” shkruan Mehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 19/05/2020 19:31

Rama, eshte lodra ne doren e ambasadores amerikane . Pra, veprimet i kryen Rama, nen komanden e ambasadores!!!!

tirana19/05/2020 18:06

Po mire ....., po ambasadori italian si nuk e tha nje fjale te vetme mire apo keq qofte ....???!!!

t19/05/2020 17:47

Nderkombetaret i kane ngritur ne qiell,sikur te ishin zotat tane,keta pushtetare e ish pushtetare.Te njetin gabim po ben edhe AMT duke ju drejtuar asaj fytyre verdhes ne ambadaden amerikane.Çfare monitorimi priste AMT qe ju drejtua asaj.Po sikur ne nje nga protestat e ardhshme populli ti versulet km dhe kuvendit,dhe ata ambasadore e te huaj,tu bejne thirtje jo dhune,jo dhune,cfare do beje AMT.?Do beje si luli e monika qe sapo te huajt e dhjere si palmer&co i thane se do tju njohim si organizate teroriste,ata menjehere zbuten inatin e protestuesve.Ata nderkombetare duan vetem stabilitokraci qe te vazhdojne te mbrojne perfimet e deri tanishme,demokracine e duam ne.Prandaj ata nuk duhen marre më ne konsiderate.AMT te jete fillimi i nje levizje te re duke bashkuar rreth vetes te gjithe intelektualet e faktoret pozitive te pakompromentuar me pushtetin e sotem dhe ate te djeshmin,derisa te formohet nje uragan qe ta çfarose kete fare te keqe te rilindjes.

Antirilindas19/05/2020 17:16

Shqiptarët të gjithë e dijnë këtë, gjë përveç Lulzim Bashës e atyre që duan të bëjnë karrierë në politikë.

Shto koment

Denonco