Nga policët në protestë tek Veliaj duke përqafuar të moshuar/ Vasili: Infeksionistë e epidemiologë, mos flisni më për distancim

Nga policët në protestë tek Veliaj duke përqafuar të moshuar/ Vasili: Infeksionistë e epidemiologë, mos flisni më për distancim

16:24, 19/05/2020
A+ Aa A-

Në mes të debatit për shembjen e Teatrit Kombëtar, që u shoqërua me protesta, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, vjen me një mesazh drejtuar mjekëve infeksionistë dhe epidemiologë.

Vasili këshillon kolegët e tij mjekë që të heshtin, pasi sipas tij ata nuk kanë kurajo që t’i tregojnë vendin kryeministrit Edi Rama dhe mos të flasin më për distancim social.

"Qindra policë të ngjeshur me njeri-tjetrin dhe përqafimet neveritëse bashkiake edhe me të moshuar janë fakte shumë të rënda dhe në mes të ditës", shkruan ndër të tjera nënkryetari i LSI.

 

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kolege infeksioniste dhe epidemiologe HESHTNI!! (FOTO).

Me qe nuk keni kurajon tu tregoni vendin Edi Rames dhe shembelltyrave te tij ne Bashki,
tani e tutje mos flisni më per distancim social sepse fyeni veten.

Qindra police te Edi Rames ngjeshur me njeri tjetrin dhe perqafimet neveritese bashkiake edhe me te moshuar jane fakte shume te renda dhe ne mes te dites.

Ju nuk keni kurajo profesionale ti ndaloni keta sharlatane politike.

Ndaj Heshtni sepse te flasesh ketej e tutje per distancim social eshte me shume se turp.

Keta mbyllen nje televizion per nje te ftuar me shume ne studio edhe duke e respektuar distancen sociale, gjobisin qindra qytetare e mbyllin biznese, ndersa po vete keta dhunojne cdo rregull.

Ndaj HESHTNI !!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco